Udhëzimet mbi sigurinë, Paralajmërim – LG 24LB457B User Manual

Page 296

Advertising
background image

UDHËZIMET MBI SIGURINË

3

SQ

SHQIP

UDHËZIMET MBI SIGURINË

Ju lutemi, lexojini me kujdes masat paraprake për sigurinë, para se të përdorni produktin.

PARALAJMËRIM

y

Mos e vendosni TV-në dhe telekomandën në mjediset si më poshtë:

- Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit

- Në një vend me shumë lagështirë, si p.sh. në banjë

- Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të tjera që

prodhojnë nxehtësi

- Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të ekspozohen lehtësisht

ndaj avullit ose vajit

- Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës

- Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike, keqfunksionim ose

deformim të produktit.

y

Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit.

Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.

y

Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për përdorim.

y

Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e spinës janë të

lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën plotësisht ose largoni pluhurin.

Ju mund të pësoni elektroshok për shkak të lagështisë së tepërt.

y

Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të tokëzuar. (Përveç

pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.)

Mund të pësoni elektroshok ose të lëndoheni.

y

Fiksoni plotësisht kabllon elektrike.

Nëse kablloja elektrike nuk është fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë zjarr.

y

Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte të nxehta si p.sh.

me një ngrohës.

Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.

y

Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot elektrike.

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.

Advertising
This manual is related to the following products: