LG 24LB457B User Manual

Page 297

Advertising
background image

UDHËZIMET MBI SIGURINË

4

SQ

SHQIP

y

Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të jashtme të

ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut.

Kjo mund të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të japë goditje

elektrike.

y

Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-në duke e varur

kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së.

Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike.

y

Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa ndarje.

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të mbinxehjes.

y

Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e jashtme.

Në të kundërt, kjo mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.

y

Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose ambalazhimin prej vinili larg

nga fëmijët.

Materiali kundër lagështisë është i dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet pa dashje,

detyrojeni personin ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt. Gjithashtu, paketimi

prej vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga fëmijët.

y

Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja.

Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndime të rënda.

y

Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen e tyre nga fëmijët.

Nëse ndodh që fëmija t'i gëlltisë, dërgojeni menjëherë te doktori.

y

Mos vendosni përcjellës (p.sh., një shufër metalike) në njërën anë të kordonit

elektrik kur ana tjetër është e lidhur me prizën në mur. Gjithashtu, mos e prekni

kabllon elektrike menjëherë pasi e keni lidhur me prizën në mur.

Ju mund të pësoni elektroshok.

(Në varësi të modelit)

y

Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.

Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri ose shpërthimi.

y

Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karfica flokësh, shkopinj

të hollë ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh letra dhe shkrepëse. Fëmijët

duhet të bëjnë kujdes të veçantë.

Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkti hidhet një

objekt i huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.

y

Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë të ndezshme

(hollues ose benzen). Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.

Advertising
This manual is related to the following products: