LG 24LB457B User Manual

Page 301

Advertising
background image

UDHËZIMET MBI SIGURINË

8

SQ

SHQIP

y

Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur. Më pas, hiqini nga priza

kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë kabllot e lidhjes.

TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë që mund të përbëjë rrezik zjarri

ose mund të shkaktojë goditje elektrike.

y

Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy persona, pasi produkti

është i rëndë.

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë lëndim.

y

Kontaktoni qendrën e shërbimit një herë në vit për të pastruar pjesët e brendshme të

produktit.

Pluhuri i grumbulluar mund të shkaktojë defekt mekanik.

y

Kalojini të gjithë shërbimin personelit të kualifikuar të shërbimit. Shërbimi nevojitet kur

aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. kur është dëmtuar kablloja e ushqimit

me energji ose spina, kur është derdhur lëng ose kur kanë rënë objekte mbi aparat, kur

aparati është ekspozuar ndaj shiut ose lagështisë, kur nuk funksionon normalisht ose kur

është rrëzuar.

y

Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një "dritë" të vogël kur ai ndizet.

Kjo është normale, nuk ka asnjë problem me TV-në.

y

Paneli është një produkt teknologjie me rezolucion nga dy milion në gjashtë milion pikëza.

Ju mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të shndritshme (të kuqe,

blu ose të gjelbër) me një madhësi prej 1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim

dhe nuk ndikon në performancën dhe në besueshmërinë e produktit.

Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet

zëvendësimit ose rimbursimit.

y

Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi të këndit të

shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).

Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet me performancën

e produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.

y

Shfaqja e një imazhi të palëvizshëm (p.sh., logoja e një kanali transmetimi, menyja në ekran, pamje të një

videoloje) për një kohë të gjatë mund të dëmtojë ekranin, duke shkaktuar mbetjen e imazhit në ekran, gjë

që njihet si ngjitje e imazhit. Garancia nuk mbulon produktin për ngjitje të imazhit.

Shmangni shfaqjen e një imazhi të fiksuar në ekranin e televizorit për një kohë të gjatë (2 ose më shumë

orë për LCD, 1 ose më shumë orë për Plasma).

Gjithashtu, nëse shikoni TV në një raport 4:3 për një kohë të gjatë, ngjitja e imazhit mund të shfaqet në

kufijtë e panelit.

Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet zëvendësimit ose

rimbursimit.

y

Tingull i gjeneruar

Zhurmë “kërcitëse”: Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë TV ose kur e fikni atë, gjenerohet nga

një tkurrje termike plastike për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e zakonshme për

produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet një

zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili siguron një sasi të madhe energjie për të vënë

në punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.

Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë e produktit.

Advertising
This manual is related to the following products: