Zanussi ZFC623WAP User Manual

Page 3

Advertising
background image

Gjatë transportimit dhe instalimit të

pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e

qarkut ftohtës të mos dëmtohet.

Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakët e hapura dhe burimet

ndezëse

– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën

ndodhet pajisja

• Është e rrezikshme të ndryshoni

specifikimet apo të përpiqeni ta

modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të

mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në

kabllo mund të shkaktojë qark të

shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

Paralajmërim Çdo komponent elektrik

(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)

duhet të zëvendësohet nga një agjent i

certifikuar shërbimi ose nga një personeli i

kualifikuar i shërbimit.

1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të

zgjatet.

2. Sigurohuni që spina nuk është

shtypur apo dëmtuar nga pjesa e

pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur

apo e dëmtuar mund të mbinxehet e

mund të shkaktojë zjarr.

3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë

lehtësisht e arritshme.

4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar,

mos futni në të spinën e ushqimit. Ka

rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.

6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa

kapakun e llambushkës

1)

për

ndriçimin e brendshëm.

• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur

e lëvizni atë.

• Mos hiqni e mos prekni sende nga

dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të

njoma, pasi kjo mund të shkaktojë

dëmtim të lëkurës ose djegie të

shkaktuara nga bryma/ngrirësi.

• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes

në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.

• Llambushkat

2)

në këtë pajisje përdoren

llamba të posaçme të përzgjedhura

vetëm për përdorim në pajisje elektro-

shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme

për t'u përdorur për ndriçim dhome.

Përdorimi i përditshëm

• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët

plastike të pajisjes.

• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng

të ndezshëm, pasi këto mund të

shpërthejnë.

• Mos vendosni produkte ushqimore

drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit
që ndodhet në murin e pasmë.

3)

• Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen

nëse janë shkrirë njëherë.

• Ushqimet e ngrira të paketuara

paraprakisht, ruajini në pajisje sipas

udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.

• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për

ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me

përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet

përkatëse.

• Mos vendosni pije të gazuara ose

shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,

pasi këto krijojnë presion brenda shishes

dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të

dëmtojë pajisjen.

• Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie

nëse konsumohen direkt nga pajisja.

Kujdesi dhe pastrimi

• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e

pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.

• Mos e pastroni pajisjen me objekte

metalike.

• Mos përdorni objekte të mprehta për të

hequr brymën nga pajisja. Përdorni një

kruajtëse plastike.

1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën.

2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave.

3) Nëse pajisja është Pa formim bryme.

3

Advertising