Funksionimi – Zanussi ZFC623WAP User Manual

Page 4

Advertising
background image

Instalimi

E rëndësishme Për lidhjet elektrike, ndiqni

me kujdes udhëzimet e dhëna në

paragrafët përkatës.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse

ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse

ajo është e dëmtuar. Raportoni

menjëherë dëmtimet e mundshme në

vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë

rast, ruajeni paketimin.

• Është e këshillueshme të prisni të paktën

katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për

t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.

• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim

të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij

do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur

ventilim të mjaftueshëm, ndiqni

udhëzimet përkatëse për instalimin.

• Pajisja nuk duhet vendosur pranë

radiatorëve apo sobave.

• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme

pas montimit të pajisjes.

Shërbimi

• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për

instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer

nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një

person i aftë.

• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet

nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si

dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi

origjinale.

Mbrojtja e Mjedisit

Kjo pajisje nuk përmban gazra që

mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në

qarkun e ftohësit apo në materialet

izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së

bashku me plehrat e tjera të qytetit.

Shkuma izoluese përmban gazra të

ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në

përputhje me rregullat e zbatueshme të

vendosura nga autoritetet tuaja lokale.

Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse,

veçanërisht në pjesën e pasme pranë

shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e

përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin

janë të riciklueshme.

Funksionimi

Ndezja

Futni spinën në prizën e murit.

Drita treguese do të ndizet.

Rrotulloni çelësin e Temperaturës në

drejtim orar.
E rëndësishme Nëse temperatura brenda

pajisjes është shumë e lartë drita e alarmit

do të ndizet.

Fikja

Për të fikur pajisjen, rrotulloni çelësin e

Temperaturës në pozicionin OFF.

Rregullimi i temperaturës

Temperatura rregullohet automatikisht.

Për të venë pajisjen në funksionim, veproni

si vijon:

• rrotulloni çelësin e Temperaturës në

pozicionin për të përftuar minimumin e

ftohtësisë.

• rrotulloni çelësin e Temperaturës në

pozicionin për të përftuar maksimumin

e ftohtësisë.

Një përzgjedhje mesatare është

përgjithësisht përzgjedhja më e

përshtatshme.

4

Advertising