Shqip, Informacione sigurie, Paralajmërim – Samsung GT-I9300I User Manual

Page 22

Advertising
background image

Shqip

21

Informacione sigurie

Këto informacione sigurie përmbajnë materiale për pajisje celulare.

Disa materiale mund të mos aplikohen për pajisjen tuaj. Për të

parandaluar dëmtime ndaj vetes tuaj ose të tjerëve apo të dëmtoni

pajisjen, lexoni informacionet e sigurisë për pajisjen tuaj para se

ta përdorni.

Paralajmërim

Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rregullave

të sigurisë mund të shkaktojë lëndime serioze

ose vdekje

Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara
Lidhjet jo të forta mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e prekni kabllin e korrentit me duar të lagura ose ta shkëputni

karikuesin duke tërhequr kabllin
Nëse veproni kështu mund t'ju kapë korrenti.

Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.

Mos e përdorni pajisjen ndërsa po karikohet ose ta prekni atë me

duar të lagura
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.

Mos krijoni qark të shkurtër në karikues ose pajisje
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr, ose

bateria mund të keqfunksionojë ose të pëlcasë.

Advertising