Samsung GT-I9300I User Manual

Page 28

Advertising
background image

Shqip

27

Kujdesuni dhe përdoreni pajisjen tuaj celulare

siç duhet

Mbajeni pajisjen të thatë
• Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet

elektronike në pajisjen tuaj.

• Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e

ndezur tashmë, menjëherë fikeni dhe hiqini baterinë (nëse pajisja nuk

fiket ose nuk mund të hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni

pajisjen me peshqir dhe dërgojeni në një qendër shërbimi.

• Lëngjet i ndryshojnë ngjyrën etiketës së posaçme që tregon dëmtim

nga uji në brendësi të pajisjes. Dëmtimi i pajisjes tuaj nga uji mund ta

bëjë të pavlefshme garancinë e prodhuesit.

Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshta
Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.

Mos e ruani pajisjen tuaj në vende shumë të nxehta ose shumë të

ftohta. Rekomandohet ta përorni pajisjen në temperatura nga 5 °C

në 35 °C
• Mos e vendosni pajisjen në vende shumë të nxehta si për shembull

brenda në makinë gjatë verës. Nëse veproni kështu mund të bëni që

ekrani të keqfunksionojë, t'i shkaktoni dëmtime pajisjes, ose të bëni që

bateria të shpërthejë.

• Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të

zgjatura kohore (mbi kroskotin e një makine, për shembull).

• Ruajeni baterinë në temperatura nga 0 °C deri në 45 °C.

Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për shembull

monedha, çelësa dhe varëse
• Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.
• Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo

mund të shkaktojë zjarr.

Advertising