Skil 0780 RT User Manual

Page 196

Advertising
background image

196

Transportojeni motosharrën nga doreza përpara me

pajisjen e fikur dhe larg nga trupi juaj. Kur e

transportoni ose e magazinoni motosharrën,

vendosni gjithmonë kapakun e ftesës së drejtimit.

Manovrimi i duhur i motosharrës do të zvogëlojë

mundësinë e kontaktit aksidental me zinxhirin e sharrës

në lëvizje.

Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e

zinxhirit dhe ndërrimin e aksesorëve. Tendosja ose

lubrifikimi i papërshtatshëm i zinxhirit mund ta këpusë

ose të rritë mundësinë e goditjes së kthimit.

Mbajini doreza të thata, të pastra dhe pa vajra ose

graso. Dorezat me graso dhe me vajra janë të

rrëshqitshme dhe shkaktojnë humbje të kontrollit.

Prisni vetë dru. Mos e përdorni motosharrën për

qëllime të paplanifikuara (p.sh. mos e përdorni

motosharrën për prerjen e plastikës, betonit ose

materialeve të ndërtimit që nuk janë prej druri).

Përdorimi i motosharrës për përdorime të ndryshme nga

ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.

SHKAQET DHE PARANDALIMI I GODITJES SË

KTHIMIT NGA PËRDORUESI

• Goditja e kthimit mund të ndodhë kur hunda ose maja e

fletës së drejtimit prek një objekt, ose kur druri mbyllet

dhe kap zinxhirin e sharrës në vendin e prerjes

• Kontakti i majës në disa raste mund të shkaktojë një

reagim të kundërt të papritur, duke i ngritur fletën e

drejtimit dhe duke e çuar drejt përdoruesit

• Kapja e zinxhirit të sharrës përgjatë pjesës së sipërme të

fletës së drejtimit mund të shtyjë fletën e drejtimit me

shpejtësi drejt përdoruesit

• Çdo reagim i tillë mund të shkaktojë humbjen e kontrollit

të sharrës nga ju, që mund të shkaktojë dëmtime të

rënda personale (mos u mbështesni vetëm në pajisjet e

sigurisë të integruara në sharrën tuaj, si përdorues i

motosharrës, duhet të merrni disa hapa për të shmangur

aksidentet ose dëmtimet në procesin e prerjes)

• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të pajisjes

dhe/ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme të

funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë

masat paraprake të duhura si më poshtë:

- mbani një shtrëngim të fortë, me gishtin e madh

dhe gishtat e tjerë që i rrethojnë dorezat e

motosharrës, me të dyja duart në sharrë dhe

pozicionojeni trupin dhe krahyun që t’ju lejojnë t’i

rezistoni forcave të goditjes së kthimit (forcat e

goditjes së kthimit mund të kotrollohen nga

përdoruesi, nëse merrni masat e duhura paraprake;

mos e lini motosharrën)

- mos u zgjasni dhe mos prisni mbi lartësinë e

shpatullës (kjo ndihmon për të parandaluar kontaktin

e paqëllimshëm të majës dhe siguron një kontroll më

të mirë të motosharrës në situata të papritura)

- përdorni vetëm fleta dhe zinchirë zëvendësues

sipas përcaktimeve të prodhuesit (fletët dhe

zinxhirët e papërshtatshëm të ndërrimit mund të

shkaktojnë thyerjen e zinxhirit dhe/ose goditje kthimi)

- ndiqni udhëzimet e prodhuesit për mprehjen dhe

mirëmbajtjen e zinxhirit të sharrës (ulja e lartësisë

së matësit të thellësisë mund të shkaktojë më shumë

goditje të kthimit)

SIGURIA PERSONALE

• Rekomandohet që përdoruesit për herë të parë të marrin

udhëzime praktike për përdorimin e motosharrës dhe

pajisjeve mbrojtëse nga një përdorues me përvojë dhe

që praktika fillestare të jetë me prerjen e trungjeve në një

këmbalec ose morsë

• Mos e prekni zinxhirin në rrotullim

• Mos e përdorni motosharrën afër personave të tjerë,

fëmijëve ose kafshëve

• Mos e përdorni motosharrën pas pirjes së alkoolit

ose nën ndikimin e ilaçeve ose mjekimeve

intoksikuese

• Kjo pajisje nuk është projektuar për t’u përdorur nga

persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara

fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës

dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur

në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person

përgjegjës për sigurinë e tyre.

• Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen

SIGURIA ElEkTRIkE

• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë

me voltazhin e treguar në etiketën e veglës

• Lidheni veglën nëpërmjet një automati të diferencuar (FI)

me një korrent aktivizues 30 mA maksimumi

• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,

me një kapacitet 16 amper

• Përdorni vetëm një kordon zgjatues të krijuar për

përdorim në ambiente të jashtme me spinë kundër ujit

dhe prizë bashkuese

• Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 20

metra (1,5 mm²) ose 50 metra (2,5 mm²)

• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i

energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues

është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni

kordonin para se të hiqni spinën)

• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët

e mprehta

• Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen

ose heqjen e spinës së veglës së punës

• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me

ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet

• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe

zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të

papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)

• Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk e ndez dhe fik;

kërkoni gjithmonë që çelësi i dëmtuar të riparohet nga një

person i kualifikuar

SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3

Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit

4

Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga

burimi i energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni

zgjatues është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos

e prekni kordonin para se të hiqni spinën)

5

Mos e ekspozoni veglën në shi

6

Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin

7

Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)

8

Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve

familjare

Advertising