Skil 0780 RT User Manual

Page 198

Advertising
background image

198

- mos e sforconi zinxhirin gjatë prerjes; lëreni zinxhirin

të bëjë punën e tij, përdorni kapëse V për të ushtruar

një trysni mbështetëse

- përdoreni motosharrën vetë kur i keni vendosur mirë

këmbët

- mbajeni motosharrën në anën e djathtë të trupit %b

- mos e përdorni motosharrën me krahët plotësisht të

zgjatur ose të përpiqeni të sharroni zona që janë të

vështira për t’u arritur, apo mbi një shkallë %c

- mos e përdorni kurrë motosharrën mbi lartësinë e

shpatullës %d

- sharrimi është më optimal kur shpejtësia e zinxhirit

mbetet e qëndruehsme gjatë prerjes

! kini kujdes kur të arrini në fund të prerjes; pesha

e sharrës mund të ndryshojë papritur pasi pret

jashtë drurit (mund të ndodhin aksidente me

kofshët ose këmbët)

! hiqeni gjithmonë sharrën nga një prerje në dru

kur sharra është në punë

• Prerja e trungjeve

- mbështetini trungjet në mënyrë që anët përballë të

prerjes të mos mbyllen me njëra-tjetrën, që mund të

shkaktojë bllokimin ose ngecjen e zinxhirit

- pozicionojini dhe vendoseni me siguri trungjet e

shkurtra para sharrimit

- kur sharroni, kini gjithmonë kujdes që të shmangni

goditjen e gurëve, gozhdëve, etj. pasi mund të

kërcasin lart ose të shkaktojnë dëmtime të zinxhirit ose

dëmtime të rënda për përdoruesin ose personat e tjerë

! mbajeni një zinxhir në punë larg nga gardhet me

tela ose nga toka

- prerjet gjatësore duhet të kryhen me kujdes, pasi

ndihma me kapëse V 2 nuk është e mundshme;

sharroni në një kënd të rrafshët për të shmangur

goditjen e kthimit

- ka shumë rrezik për aksidente kur sharroni dru, degë

ose pemë në tendosje; kini shumë kujdes (punët e

tilla lërini për profesionistët)

• Shkurtimi i një trungu (prerja e një trungu në gjatësi)

- kur është e mundur, trungu duhet të ngrihet dhe të

mbështetet me përdorimin e këmbalecëve, trungjeve

ose pengesave

- është e rëndësishme që të siguroheni që i keni

vendosur mirë këmbët dhe që pesha juaj të jetë e

shpërndarë njëlloj në të dyja këmbët

- kur trungu është i mbështetur në gjithë gjatësinë e tij si

në ilustrim, ai pritet nga maja (shkurtim sipër) ^a

- kur trungu mbështetet në një skaj si në ilustrim, prisni

1/3 e diametrit nga poshtë (shkurtim poshtë); më pas

kryeni prerjen përfundimtare duke prerë poshtë për të

arritur te prerja e parë ^b

- kur trungu mbështetet në të dyja skajet si në ilustrim,

prisni 1/3 e diametrit nga sipër (shkurtim lart); më pas

kryeni prerjen përfundimtare duke prerë poshtë 2/3 më

poshtë për të arritur te prerja e parë ^c

- kur shkurtoni në një sipërfaqe të pjerrët, qëndroni

gjithmonë në anën më të lartë mbi trung

- kur “prisni tejpërtej”, për të ruajtur një kontroll të plotë,

lëshoni presionin e prerjes afër fundit të prerjes pa e

liruar shtrëngimin në dorezat e motosharrës

! mos e lini zinxhirin që të bjerë në kontakt me

tokën

- pas përfundimit të prerjes, prisni që zinxhiri i sharrës të

ndalojë para se ta lëvizni motosharrën

- ndalojeni gjithmonë motorin para se të lëvizni nga

njëra pemë te tjera

• Prerja e pemëve &

! motosharra mund të përdoret për të prerë pemë

më të vogla në diametër se sa gjatësia e fletës së

zinxhirit

! siguroni zonën e punës; sigurohuni që asnjë

person ose kafshë të mos jetë në afërsi të

pemëve që bien

! mos u përiqni të lironi një sharrë të ngecur kur

motori është në punë; përdorni pyka druri për të

liruar zinxhirin dhe fletën e zinxhirit

! mbani gjithmonë kaskë për të mbrojtur kokën nga

degët që bien

PARA PRERJES:

- kur veprimet e prerjes dhe rrëzimit të pemëve kryhen

nga dy ose më shumë pesona në të njëjtën kohë,

veprimet e prerjes me rrëzim duhet të ndahen nga

veprimi i prerjes nga një distancë të paktën dy herë sa

lartësia e pemës që po rrëzohet

- pemët nuk duhet të rrëzohen në një mënyrë që mund

të rrezikojë ndonjë person, të godasë ndonjë linjë

furnizimi apo të shkaktojë dëmtime në pronë (nëse

pema bie në kontakt me linjat e furnizimit, kompania

përkatëse duhet të njoftohet menjëherë)

- përdoruesi i motosharrës duhet të qëndrojë në anën e

sipërme të terrenit pasi pema mund të rrotullohet ose

të rrëshqasë poshtë pasi të bjerë

- një rrugë largimi duhet të planifikohet dhe të lirohet

sipas nevojës para se të filloni me prerjet (rruga e

largimit duhet të zgjatet prapa dhe në drejtim diagonal

prapa vijës së mundshme të rrëzimit) &a

- para se të filloni prerjen me rrëzim, merni parasysh

animin natyral të pemëve, vendin e degëve më të

mëdha dhe drejtimin e erës për të gjykuar se si do të

bjerë pema

- hiqni papastërtitë, gurët, lëvoret e lira, gozhdët,

kapëset dhe telat nga pemët

PROCEDURA E PRERJES ME RRËZIM

- bëni një të prerë shkallë (1 – 2) 1/3 e diametrit të

pemës, pingul me drejtimin e rënies si në ilustrim &b

- bëni prerjen shkallë të poshtme horizontale në fillim

(kjo do të ndihmojë në shmangien e ngecjes së

zinxhirit të sharrës ose të fletës së drejtimit kur të

bënië prerjen e dytë shkallë)

- bëni prerjen e dytë të pasme (3) të paktën 50 mm më

lart se sa prerje horizontale me shkallë (mbajeni

prerjen e pasme të rrëzimit paralel me prerjen

horizontale me shkallë) &b

- bëni prerjen e pasme të rrëzimit në mënyrë që të lini

mjaft dru për të vepruar si menteshë (druri menteshë e

mban pemën që të mos përdridhet dhe të bjerë në

drejtimin e gabuar; mos e prisni plotësisht pjesë si

menteshë)

- kur prerja të afrohet te mentesha, pema duhet të fillojë

të bjerë

- Nëse ka mundësi që pema të mos bjerë në drejtimin e

dëshiruar ose mund të kthehet dhe të kapë zinxhirin e

sharrës, ndaloni prerjen para se të përfundojë prerja e

pasme e rrëzimit dhe përdorni pyka druri, plastike ose

Advertising