Mirëmbajtja / shërbimi – Skil 0780 RT User Manual

Page 199

Advertising
background image

199

alumini për të hapur prerjen dhe për ta rrëzuar pemën

në drejtimin e dëshiruar të rënies &c

- kur pema të fillojë të bjerë, hiqeni motosharrën nga

prerja, ndaloni motorin, uleni motosharrën dhe më pas

përdorni rrugën e planifikuar të largimit (kini kujdes për

degët që bien nga lart dhe se ku vini këmbët)

• Prerja e degëve të një peme *

Prerja e degëve është heqja e degëve nga një pemë e

rrëzuar

- kur hiqni degët, lërini degët më të mëdha të poshtme

për të mbësthetur trungun në tokë

- hiqni degët e vogla me një prerje si në ilustrim

- degët e tendosura duhet të priten nga poshtë lart për

të shmangur ngecjen e motosharrës

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Shkëputeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë

para pastrimit dhe/ose mirëmbajtjes

• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër

(veçanërisht të çarat e ajrosjes W 2)

- pastroni kasën plastike me derdhje të motosharrës me

anë të një furçe të butë dhe një cope të pastër (mos

përdorni ujë, tretës ose shkëlqyes)

- hiqini dhe pastrojini me furçë pllakën e kapakut,

zinxhirin dhe fletën e zinxhirit pas 1 deri në 3 orë

përdorim

- pastroni zonën poshtë pllakës së kapakut, ingranazhit

të lëvizjes dhe grupit të fletës së zinxhirit me një furçë

të butë dhe një copë të pastër

- pastroni rrjedhjet e vajit me një copë të pastër

• Kontrolloni rregullisht për defekte të dukshme, si lirimi,

zhvendosja ose dëmtimi i zinxhirit dhe fletës së zinxhirit,

lirimi i kapjeve dhe konsumi ose dëmtimi i elementeve

përbërës

• Kryeni mirëmbajtjen dhe riparimet e duhura para

përdorimit të motosharrës

• Funksionimi i duhur i pjesës së vajisjes automatike mund

të kontrollohet duke përdorur motosharrën dhe duke e

drejtuar majën e fletës së zinxhirit drejt një cope kartoni

ose letre në tokë

! mos e prekni tokë me zinxhir (siguroni një hapësirë

sigurie prej 20 cm)

- nëse krijohet një formë vaji në rritje, pjesa e vajisjes

automatike punon në rregull

- nëse nuk ka asnjë formë të krijuar nga vaji,

pavarësisht se dfepozita e vajit është plot, shikoni te

“ZGJIDHJA E PROBLEMEVE” ose kontaktoni me

shitësin tuaj

• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim

dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga

një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të

SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin

e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit

e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës

janë të paraqitura në www.skil.com)

! para se ta ktheni, depozita e vajit duhet të

boshatiset plotësisht

• Magazinimi (

- nëse motosharra do të magazinohet për një periudhë

më të gjatë, pastroni zinxhirin dhe fletën e zinxhirit

- kur e vendosni pajisjen në magazinim, depozita e vajit

duhet të boshatiset plotësisht

- përdorni mbrojtësen e zinxhirit X kur të magazinoni

pajisjen

- montoni mirë në mur shinën e magazinimit Y me 4

vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht

- përdorni shinën e magazinimit Y dhe kapësen e

magazinimit Z si në ilustrim

- kini kujdes për rrjedhje të vajit kur përdorni kapësen e

magazinimit Z

- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme

në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,

shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse

këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,

kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të

shërbimit)

! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të

shqyrtoni problemin

★ Vegla nuk funksionon

- freni i goditjes së kthimit është aktivizuar -> tërhiqni

mbrojtësen manuale S 2 përsëri në pozicion $a

- nuk ka furnizim me energji -> kontrolloni furnizimin me

energji (kablloja elektrike, automatet, siguresat)

- spina nuk është e lidhur -> vendosni spinën

- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin

zgjatues

★ Vegla punon me ndërprerje

- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me

shitësin/pikën e shërbimit

- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me

shitësin/pikën e shërbimit

- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin

zgjatues

★ Zinxhiri i thatë

- nuk ka vaj në depozitë -> rimbusheni me vaj

- vrima në kapakun e depozitës së vajit është e bllokuar

-> pastroni kapakun

- kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit

të vajit

★ Freni nuk e ndalon zinxhirin

- freni i goditjes së kthimit/freni i bllokimit të punës me

defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit

★ Zinxhiri/fleta e zinxhirit tejnxehet

- nuk ka vaj në depozitë -> rimbusheni me vaj

- vrima në kapakun e depozitës së vajit është e bllokuar

-> pastroni kapakun

- kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit

të vajit

- zinxhiri është shumë i tendosur -> rregulloni tendosjen

e zinxhirit

- zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni

★ Vegla dridhet në mënyrë jo normale

- tendosja e zinzhirit shumë e lirshme -> rregulloni

tendosjen e zinxhirit

- zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni

- zinxhiri i konsumuar -> zëvendësoni zinxhirin

- dhëmbët e zinxhirit janë në drejtimin e gabuar ->

montojeni përsëri me zinxhirin në drejtimin e duhur

Advertising