Përdorimi – Skil 0780 RT User Manual

Page 197

Advertising
background image

197

PËRDORIMI

• Montimi 9

! mos e lidhni motosharrën me rrjetin elektrik para

se të jetë e montuar plotësisht

! përdorni gjithmonë doreza kur manovroni

zinxhirin

- vendoseni motosharrën në një sipërfaqe të rrafshët të

përshtatshme

- hiqni pllakën e kapakut A duke e rrotulluar çelësin e

bllokimit B në drejtim anti-orar

- rrëshqiteni zinxhirin C në folenë rreth fletës së zinxhirit

D

! sigurohuni që zinxhiri të jetë në drejtimin e duhur

të lëvizjes duke e krahasuar me simbolin e

zinxhirit E

- rregullojeni zinxhirin në ingranazhin e lëvizjes F dhe

drejtojeni fletën e zinxhirit D, në mënyrë që buloni i

shtrëngimit G dhe dy krahët e drejtimit H të përshtaten

në vrimën e çelësit të fletës së zinxhirit D, dhe që

kapësja e tendosjes së zinxhirit J të përshtatet në

vrimën përkatëse të fletës së zinxhirit D

- nëse duhet, rrotullojeni çelësin e tendosjes K për ta

sjellë kapësen e tendosjes J në linjë me vrimën e

fletës së zinxhirit D

- kontrolloni nëse të gjitha pjesët janë të vendosura si

duhet dhe që e mbajnë zinxhirin dhe fletën e zinxhirit

në një pozicion në nivel

- rrotulloni çelësin e tendosjes K deri sa e gjithë pjesa e

lirshme të merret nga zinxhiri

- montoni pllakën e kapakut A si në ilustrim

- shtrëngoni çelësin e bllokimit B në bulonin e

shtrëngimit G duke e rrotulluar në drejtim orar

• Tendosja e zinxhirit 0

- vendoseni motosharrën në një sipërfaqe të rrafshët të

përshtatshme

- kontrolloni nëse lidhjet e zinxhirit janë të vendosura si

duhet në folenë rreth fletës së zinxhirit D

1) lironi çelësin e bllokimit B deri sa ta mbajë fletën e

zinxhirit në pozicion (mos e hiqni)

2) ngrijeni pak fletën e zinxhirit dhe mbajeni në atë pozicion

3) rrotullojeni lart çelësin e tendosjes së zinxhirit K deri

sa lidhjet më të ulëta të zinxhirit të ngrihen dhe sa të

prekin fundin e fletës së zinxhirit D

4) shtrëngoni çelësin e bllokimit B duke e rrotulluar në

drejtim orar

5) lëshoni fletën e zinxhirit

6) tendosja e saktë e zinxhirit arrihet kur zinxhiri mund të

ngrihet afro 4 mm nga fleta e zinxhirit në qendër

! kontrolloni gjithmonë tendosjen e zinxhirit para

përdorimit, pas prerjeve të para dhe rregullisht

gjatë përdorimit (afro çdo 10 minuta)

- pas përdorimi filleatar, zinxhirët e rinj mund të zgjaten

shumë

- jetëgjatësia e zinxhirit të sharrës varet nga lubrifikimi i

mjaftueshëm dhe tendosja e duhur

- shmangni tendosjen e zinxhirit nëse është i nxehtë,

pasi kjo do të shkaktojë tendosjen e madhe të tij kur të

ftohet

• Lubrifikimi !

Jetëgjatësia e zinxhirit dhe kapaciteti i prerjes varen nga

lubrifikimi optimal; prandaj zinxhiri vajiset automatikisht

gjatë përdorimit me anë të daljes së vajit L 2

! motosharra nuk ofrohet e mbushur me vaj; është

e rëndësishme që ta mbushni me vaj para

përdorimit

! mos e përdorni kurrë motosharrën pa vaj zinxhiri

ose me nivelin e depozitës së vajit bosh, pasi kjo

do të shkaktojë dëmtime të shumta të produktit

- vendoseni motosharrën në një sipërfaqe të

përshtatshme me kapakun e depozitës së vajit M me

drejtim lart

- zhvidhosni kapakun dhe shtoni vaj për motosharrën

(jo i përfshirë) deri sa depozita të mbushet

- shmangi hyrjen e papastërtive dhe copave në

depozitën e vajit

- montoni kapakun e depozitës së vajit dhe shtrëngojeni

! kontrolloni nivelin e vajit para se të filloni dhe

rregullisht gjatë përdorimit; mbusheni përsëri me

vaj kur niveli i vajit të jetë poshtë treguesit N

- mbushja e depozitës së vajit do të zgjasë afro 15

minuta, në varësi të intensitetit dhe ndalimeve në

sharrim

- mos pëprdorni kurrë vaj të ricikluar/të vjetër

• Bllokuesi i kordonit @

- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues P si në

ilustrim

- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues

• Ndezje/Fikje #

- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë Q

dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit R

- fikeni pajisjen duke lëshuar çelësin e aktivizimit R

! mos e ndaloni motosharrën pas sharrimit duke

aktivizuar mbrojtësen manuale përpara S 2 (=

freni i goditjes së kthimit)

• Freni i goditjes së kthimit $

Freni i goditjes së kthimit është një mekanizëm sigurie që

aktivizohet nëpërmjet mbrojtëses manuale përpara S, kur

ndodh një goditje kthimit -> zinxhiri ndalon menjëherë

Kontrolli i funksionimit si më poshtë duhet të kryhet në

intervale të rregullta:

- shtyjeni përpara mbrojtësen manuale përpara S dhe

ndizni motosharrën -> zinxhiri nuk duhet të aktivizohet

- për të çaktivizuar frenin e goditjes së kthimit, lëshoni

çelësin e aktivizimit R dhe tërhiqeni mbrojtësen

manuale S prapa

• Funksionimi i veglës %

- mbajeni gjithmonë motosharrën fort me të dyja duart

(doreza përpara T me dorën e majtë dhe doreza prapa

U me dorën e djathtë); mos e përdorni kurrë

motosharrën vetëm me një dorë %a

- sigurohuni që kordoni elektrik të ndodhet prapa, larg

nga zinxhiri dhe druri dhe i pozicionuar në mënyrë të

tillë që të mos kapet në degë ose materiale gjatë

prerjes

! zinxhiri duhet të punojë me shpejtësi të plotë

para se të bjerë në kontakt me drurin

- përdorni kapëse metalike V për të siguruar sharrën te

druri para se të filloni të prisni %a

- përdorni kapëset si një pikë levash “✱” kur prisni %a

- rivendosini kapëset në një pikë më të ulët kur sharroni

trugje më të trashë duke e tërhequr motosharrën pak

prapa deri sa kapëset të lëshohen, dhe rivendosini në

një nivel më të ulët për të vazhduar me sharrimin; mos

e hiqni sharrën plotësisht nga druri

Advertising