Samsung SM-T211 User Manual

Page 17

Advertising
background image

Shqip

16

Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste

“detyrash” ose kërkimi në librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga

përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të automjetit.
Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në lëvizje

ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat për

çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar.
Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t’ju heqin

vëmendjen nga rruga. Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni

makinën dhe të shmangni bisedat që mund t’ju shpërqëndrojnë vëmendjen

nga rruga.
Përdorni pajisjen tuaj për të kërkuar ndihmë. Telefononi një numër

emergjencash në raste zjarri, aksidentesh trafiku ose emergjenca të tjera

mjekësore.
Përdorni pajisjen tuaj për të ndihmuar të tjerët në raste urgjence. Nëse

shikoni një aksident me makinë, një krim në progres ose një emergjencë

mjekësore ku jetët janë në rrezik, telefononi një numër lokal emergjencash.
Telefononi ndihmën rrugore apo numrin e posaçëm për ndihmë jo-urgjente,

kur është e nevojshme. Nëse shikoni një automjet të prishur që nuk shfaqe

rreziqe serioze, një sinjal trafiku të prishur, një aksident të vogël trafiku ku

askush nuk duket i lënduar, ose një automjet që e dini se është vjedhur,

telefononi një numër që është përcaktuar për raportimin e këtyre lloj

situatash.

Kujdesi i duhur dhe përdorimi i pajisjes suaj celulare

Mbajeni pajisjen të thatë

Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në

pajisjen tuaj.
Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e ndezur

tashmë, menjëherë fikeni dhe hiqini baterinë (nëse pajisja nuk fiket ose nuk

mund të hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni pajisjen me peshqir

dhe dërgojeni në një qendër shërbimi.
Lëngjet i ndryshojnë ngjyrën etiketës së posaçme që tregon dëmtim nga

uji në brendësi të pajisjes. Dëmtimi i pajisjes tuaj nga uji mund ta bëjë të

pavlefshme garancinë e prodhuesit.

Mos e përdorni ose ruani pajisjen në vende me përqëndrime të larta

pluhuri ose materiale fluturuese në ajër

Pluhuri ose materialet e huaja mund të shkaktojnë që pajisja juaj të

keqfunksionojë dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.

Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshta

Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.

Advertising