Siguria, Përdorimi – Skil 0760 RA User Manual

Page 90

Advertising
background image

90

SIGURIA

TË PËRGJITHSHME

• Përdoreni pajisjen dhe aksesorët e saj në përputhje me

këtë manual përdorimi dhe në mënyrë që kërkohet për

pajisjen; përdorimi i pajisjes për punë të ndryshme ngta

ato që parashikohet të kryhen normalisht nga pajisja

mund të shkaktojë situata të rrezikshme

Mos thithni kurrë lëngje me përmbajtje tretësi, acide

të patretura ose tretës (p.sh. naftë, tretës boje, vaj

për nxehje); këto lëngje krijojnë një avull të spërkatjes

shumë të djegshëm, shpërthyes dhe toksik si dhe i

gërryejnë përbërësit e pajisjes

• Përdoreni veglën vetëm kur temperatura e ambientit

është 0°C deri në 40°C

• Filloni të punoni vetëm kur pajisja dhe mjedisi i

punës të jenë në kushte të përsosura dhe të sigurt

për të punuar

• Kini parasysh forcat e goditjes së kthimit që ndodhin kur

ndizni pompën me presion të lartë; mbajeni pistoletën

dhe tubin e spërkatjes fort dhe ruani një pozicion të

qëndrueshëm

• Mos e shtrëngoni çelësin e aktivizimit në pozicionin e tij

gjatë punës

• Mos e drejtoni kurrë rrymën e ujit drejt personave,

kafshëve, pajisje me energji elektrike apo vetë

pajisjes 4

• Mos e lini kurrë pajisjen të pamonitoruar kur motori është

në punë

• Mos e përdorni pajisjen në vende me mundësi shpërthimi

• Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqni spinën nga burimi i

energjisë dhe sigurohuni që të mos ketë presion të

ujit në pajisje dhe në pistoletë para se ta rregulloni,

ta pastroni ose të ndërroni aksesorët

SIGURIA PERSONALE

• Kjo pajisje nuk është projektuar për t’u përdorur nga

persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara

fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës

dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur

në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person

përgjegjës për sigurinë e tyre.

• Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen

• Mbani veshje të përshtatshme mbrojtëse për t’u mbrojtur

nga uji që spërkatet

• Mos e përdorni pajisjen me persona të tjerë në

afërsi nëse nuk kanë veshje mbrojtëse

• Mos spërkasni materiale që përmbajnë asbest dhe

materiale të tjera që përmbajnë substanca që janë të

rrezikshme për shëndetin tuaj

• Pastrojini gomat/valvulat e gomave vetëm nga një

distancë minimale prej 30 cm për ta parandaluar

dëmtimin e tyre (ëmtimi i gomave të automjeteve mund të

shkaktojë aksidente vdekjeprurëse)

• Mos e drejtoni rrymën e ujit nga vetja ose të tjerët

për të pastruar rrobat ose këpucët

FURNIZIMI ME UJË

• Përdorni tubin me presion të lartë dhe bashkuesin e

ofruar me pajisjen

• Zëvendësojeni menjëherë një tub presioni të lartë të

dëmtuar (me specifikimet identike)

• Mos luani dhe mos ecni me automjet mbi tubin e presionit

të lartë

• Mos e ekspozoni tubin e presionit të lartë ndaj cepave

dhe anëve të mprehta

• Sigurohuni që të gjithë tubat bashkues t’i kenë lidhjet të

izoluara në mënyrën e duhur

• Kini parasysh se uji i spërkatur nga pajisja nuk

është i pijshëm

• Sipas rregullave në fuqi, pajisja nuk duhet të përdoret

kurrë në rrjetin e ujit të pijshëm pa një ndarës të sistemit
5

; përdorni një ndarës të përshtatshëm të sistemit sipas

EN 12729 lloji BA

SIGURIA ELEKTRIKE

• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si

voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me

klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me

një burim 220 V)

• Lidheni veglën nëpërmjet një automati të diferencuar (FI)

me një korrent aktivizues 30 mA maksimumi

• Sigurohuni që të gjithë elementet që përcjellin energjinë

elektrike në zonën e punës të jenë të mbrojtura nga uji i

spërkatur

• Mbajini lidhjet e kordonit të thata dhe larg nga toka

• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me

ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet

• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)

• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët

e mprehta

• Përdorni vetëm një kordon zgjatues të krijuar për

përdorim në ambiente të jashtme me spinë kundër ujit

dhe prizë bashkuese

• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,

me një kapacitet 16 amper

• Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 20

metra (1,5 mm²) ose 50 metra (2,5 mm²)

• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe

zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të

papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)

• Mos e prekni kurrë spinën elektrike me duar të lagura

• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i

energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues

është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni

kordonin para se të hiqni spinën)

PËRDORIMI

• Udhëzimet për montimin 6

- sekuenca e numrave që shfaqen në skicë përputhet

me sekuencën e hapave që duhet të ndiqen për

montimin e pompës me presion të lartë

- si masë sigurie, shtypni bllokuesin e çelësit të

aktivizimit A për të shmangur aktivizimin aksidental të

çelësit B

• Lidhja e furnizimin me ujë 7

- vidhosni bashkuesin hyrës C në vendin e hyrjes së ujit

D

! mos përdorni kurrë bashkues hyrës C pa filtër uji

E

- lidhni tubin e furnizimit me ujë (jo i përfshirë) me

rubinetin e ujit dhe me bashkuesin hyrës C

! sigurohuni që temperatura e ujit në ardhje të mos

kalojë 40°C (në një ditë të nxehtë, hapeni ujin deri sa

të ftohet para se ta lidhni me rubinetin e ujit)

Advertising