Vendosja e baterive (aaa x 2), Përdorimi i bllokut të prekjes, Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave – Samsung PS64F8500SL User Manual
Page 246: Alarmi për bateri të shkarkuar, Udhëzuesi i vendosjes së numrave

Shqip - 6
Alarmi për bateri të shkarkuar
Nëse bateria shkarkohet plotësisht dhe pulson gjatë përdorimit të Smart Touch Control, dritarja e mëposhtme e alarmit do të
pulsojë dhe do të shfaqet në pjesën e poshtme majtas të ekranit. Nëse shfaqet dritarja e alarmit, zëvendësoni bateritë e Smart
Touch Control. Përdorni bateri alkaline për përdorim më të gjatë.
Vendosja e baterive (AAA x 2)
1. Ngrini pak kapakun e baterisë duke tërhequr shiritin
ose duke përdorur një kartë plastike. Më pas, tërhiqni
me thua kapësen e kapakut për ta hequr tërësisht.
2. Vendosni 2 bateritë AAA, duke u siguruar të puthitni
polet pozitive dhe negative siç duhet.
3. Vendosni kapakun e folesë së baterive drejt me
pjesën e pasme të telekomandës dhe shtyjeni për
poshtë përgjatë buzëve derisa të puthitet mirë me
telekomandën.
1
2
3
Përdorimi i bllokut të prekjes
Përdoreni bllokun e prekjes për të kryer komanda të ndryshme. Kaloni te Tutorial (Menyja e ekranit > Sistemi >
Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Tutorial) për të parë udhëzuesin në ekran për përdorimin e
Smart Touch Control.
Tërheqja
Shtypni
Tërhiqni bllokun e prekjes në drejtimin e dëshiruar.
Lëvizni fokusin ose treguesin në drejtimin e tërheqjes së gishtit.
Shtypni në bllokun e prekjes. Kjo zgjedh elementin e fokusuar. Gjatë shikimit të
televizorit, shtypja dhe mbajtja e bllokut të prekjes shfaq listën e kanaleve. Në disa
aplikacione, shtypja dhe mbajtja e bllokut të prekjes për më shumë se 2 sekonda
shfaq listën e funksioneve që disponohen për aplikacionin.
Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave
Kur shikoni televizor, prekni mbi vijën e ngritur në anën e majtë ose të djathtë të bllokut
të prekjes për të hapur dritaren e vendosjes së numrave në ekran. Përdorni gishtin për
të vendosur numrin e kanalit që dëshironi të shikoni. Numri i njohur shfaqet në ekran dhe
televizori kalon në kanalin përkatës. Shikoni kapitullin e manualit elektronik, Kontrollimi i
televizorit > Blloku i prekjes.
Udhëzuesi i vendosjes së numrave
Drejtojuni skicave më poshtë kur vendosni vlera numerike. Televizori mund të mos i njohë numrat nëse nuk ndiqni
hapat siç tregohen më poshtë.
[PF8500-XH]BN68-04828G_01L16.indb 6
2013-03-16 7:08:18