Licencat – Samsung PS64F8500SL User Manual
Page 264

Shqip - 24
Udhëzime
Licencat
• Mund të ketë tarifë administrimi nëse
− (a) thirret një inxhinier me kërkesën tuaj kur produkti nuk ka asnjë defekt
(pra, kur nuk e keni lexuar siç duhet manualin e përdorimit)
− (a) e dërgoni njësinë në qendër riparimi kur produkti nuk ka asnjë defekt
(pra, kur nuk e keni lexuar siç duhet manualin e përdorimit).
• Shuma e këtij faturimi administrimi do t'ju bëhet e ditur përpara punës apo vizitës në shtëpi.
Udhëzimet e përdorimit
•
Ruajtja e imazhit në ekran
Mos shfaqni figurë të palëvizshme (si p.sh. pamje nga videolojërat), duke përfshirë këtu dhe logot e vogla të
palëvizshme, për më shumë se disa minuta në panelin e ekranit plazma, pasi mund të shkaktohet mbetje e figurës
në ekran. Kjo mbetje e imazhit njihet gjithashtu si "djegie e ekranit". Për të shmangur një mbetje të tillë të imazhit,
zvogëloni shkallën e ndriçimit dhe kontrastit të ekranit kur shfaqni një imazh të palëvizshëm.
•
Nxehtësia në pjesën e sipërme të TV Plazma
Pjesa e sipërme e produktit mund të jetë e nxehtë pas një periudhe të gjatë përdorimi, pasi nxehtësia shpërndahet
nga paneli nëpërmjet vrimës së ajrimit në pjesën e sipërme të produktit. Kjo është normale dhe nuk sinjalizon
ndonjë të metë ose mosfunksionim të produktit.
Megjithatë, fëmijët nuk duhet të lejohen të prekin pjesën e sipërme të produktit.
•
Produkti bën një zhurmë "kërcitëse".
Zhurma "kërcitëse" mund të ndodhë kur produkti tkurret ose bymehet për shkak të një ndryshimi në mjedisin
rrethues, si p.sh. temperatura ose lagështira. Kjo është normale dhe jo një e metë e njësisë.
•
Të metat e elementeve
PDP përdor një panel të përbërë nga 2 360 000 pikëza (të nivelit HD) deri në 6 221 000 pikëza (të nivelit FHD), të
cilat kërkojnë një teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të
errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
•
Shmangni përdorimin e televizorit në temperaturat nën 41°F (5°C)
[PF8500-XH]BN68-04828G_01L16.indb 24
2013-03-16 7:08:32