Çfarë është mbështetja në distancë, Zgjidhja e problemeve – Samsung PS64F8500SL User Manual

Page 258

Advertising
background image

Shqip - 18

Çfarë është mbështetja në distancë?

Shërbimi i mbështetjes në distancë i Samsung-ut ju ofron mbështetje individuale me një teknik të Samsung-ut i cili në
distancë mund të.

Diagnostikojë televizorin

Rregullojë cilësimet e televizorit për ju

Kryejë një rivendosje në vlerat fillestare të fabrikës të televizorit

• Instalojë përditësime të rekomanduara të

firmuerit

Si funksionon?

Është shumë e thjeshtë të merrni një teknik të Samsung-ut për shërbime të televizorit në distancë

1. Telefononi qendrën e

kontaktit të Samsung-ut
dhe kërkoni mbështetje
në distancë.

2. Hapni menynë në

televizorin tuaj dhe
shkoni në seksionin e
mbështetjes.

3. Zgjidhni kontrollin në

distancë dhe jepini
agjentit numrin e PIN-it

4. Agjenti më pas do të hyjë

në televizorin tuaj. Kjo
është e gjitha!

Zgjidhja e problemeve

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me televizorin, drejtojuni më parë kësaj liste. Nëse asnjë nga këto këshilla nuk zgjidh
punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe shtypni te "Support", ose kontaktoni numrin e qendrës telefonike që ndodhet
në kapakun e pasmë të këtij manuali.

Probleme

Zgjidhjet dhe shpjegimet

Televizori nuk ndizet.

• Sigurohuni që kordoni elektrik është futur siç duhet në prizë dhe në televizor.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Provoni të shtypni butonin

P

në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda.

Nëse televizori ndizet, drejtojuni “Telekomanda nuk punon” poshtë.

Nuk ka figurë/video.

• Kontrolloni lidhjet e kabllove. Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me

pajisjet e jashtme.

• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/satelitori, DVD, Blu-ray etj.) për të

përputhur lidhjet me hyrjen e televizorit. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është

HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në televizor.

• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të hyrjes.
• Rindizeni pajisjen e lidhur duke e hequr nga priza dhe më pas duke rilidhur kabllon e rrymës së

pajisjes.

Telekomanda nuk punon.

• Ndërroni bateritë e telekomandës. Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në pozicionet

e duhur.

• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 150-180 cm.

Telekomanda e marrësit/dekoduesit nuk

ndez apo fik televizorin dhe nuk rregullon

volumin.

• Programoni telekomandën e kabllorit/marrësit që të komandojë televizorin. Drejtojuni manualit të

marrësit/dekoduesit për kodin e televizorit SAMSUNG.

Për ta mbajtur televizorin në kushte optimale, përditësojeni me firmuerin më të fundit në faqen e internetit së
Samsung-ut me USB (Samsung.com > Mbështetja > Shkarkime).

Disa nga figurat dhe funksionet e mësipërme disponohen vetëm në modele të caktuara.

[PF8500-XH]BN68-04828G_01L16.indb 18

2013-03-16 7:08:29

Advertising
This manual is related to the following products: