Ndërrimi i burimeve të videos, Konfigurimi i telekomandës universale, Shtoni pajisjen e jashtme – Samsung UE40F6400AK User Manual

Page 250

Advertising
background image

Shqip - 10

Ndërrimi i burimeve të
videos

Shtypni butonin

SOURCE

për të bërë kalimin midis

pajisjeve të lidhura me televizorin.
Për shembull, për të kaluar te një konsolë lojërash të lidhur
në bashkuesin e dytë HDMI, shtypni butonin

SOURCE

.

Nga lista Burimi zgjidhni HDMI2. Emrat e foleve mund të
ndryshojnë në varësi të produktit. Zgjidhni butonin Veglat

në këndin e sipërm djathtas të ekranit për të përdorur
funksionet e mëposhtme.

Informacion
Shikoni informacione të detajuara për pajisjet e
lidhura.

Shto Emrin
Pajisjet e lidhura me televizorin mund të riemërtoni për
të identifikuar më lehtë burimet e jashtme.
Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI
(DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI, mund
ta ndryshoni Shto Emrin to PC.

Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI
(DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI-DVI, ju
mund ta ndryshoni Shto Emrin në DVI PC.
Për shembull, një pajisje AV të lidhur në folenë HDMI
(DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI-DVI, ju
mund ta ndryshoni Shto Emrin në Pajisjet DVI.

Anynet+ (HDMI-CEC)
Shfaqet lista që tregon elementet e përputhshme
me Anynet+ të pajisjeve të jashtme të lidhura me
televizorin.

Ky funksion është i vetmi funksion Anynet+
(HDMI-CEC) caktuar në Ndez.

Hiq USB-në
Hiqni pajisjen USB nga lista në mënyrë të sigurt. Ky
funksion disponohet vetëm kur zgjidhet pajisje USB.

Konfig. telekom. univers.
Për të shtuar pajisje të jashtme për kontroll me
Telekomandën me prekje, shtypni butonin

SOURCE

dhe zgjidhni Konfig. telekom. univers. në pjesën e
sipërme djathtas të ekranit. Me anë të telekomandës
universale, përdoruesit mund të kontrollojnë pajisjet
e jashtme të lidhura me televizorin, si p.sh. marrësin,
lexuesin Blu-ray dhe marrësin AV.

Konfigurimi i telekomandës universale

Ky televizor ka një veçori të telekomandës universale që mundëson komandimin e marrësve kabllorë, lexuesit Blue-
ray, kinematë në shtëpi dhe pajisje të tjera të treta të jashtme të lidhura me televizorin duke përdorur telekomandën e
televizorit.

Disa nga modelet e reja të pajisjes së jashtme të lidhur me televizorin mund të mos mbështeten nga Konfig.
telekom. univers..

Mbani largësi së paku 5 cm midis KABLLOS ZGJATUESE INFRAKUQE dhe pajisjes së jashtme, siç tregohet në figurë.
Drejtojeni KABLLON ZGJATUESE INFRAKUQE nga marrësi i sinjalit i telekomandës së pajisjes së jashtme. Mbani
parasysh që nuk duhet të ketë pengesa ndërmjet zgjatuesit infrakuq dha pajisjes së jashtme. Prania e pengesave do të
interferojë me transmetimin e sinjalit të telekomandës.

Shtoni pajisjen e jashtme

1. Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën doni të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe pastaj shtypni

SOURCE

për të shfaqur ekranin Burimi.

2. Zgjidhni Konfig. telekom. univers. në krye të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të telekomandës universale.

3. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe konfiguroni telekomandën universale. Nëse nuk funksionon, konfiguroni

telekomandën duke futur numrin e modelit manualisht.

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 10

2013-11-14 2:59:37

Advertising
This manual is related to the following products: