Lidhja me rrjetin, Lidhja e rrjetit - me valë, Masat paraprake për rrjetin me valë – Samsung UE40F6400AK User Manual

Page 253

Advertising
background image

Shqip - 13

Shqip

Konfigurimi i rrjetit

Përditësimi i manualit elektronik

Hapn Smart Hub dhe zgjidhni Aplikacione, dhe më pas zgjidhni Aplik. të tjera. Manuali elektronik mund të
përditësohet në të njëjtën mënyrë si me përditësimin e një aplikacioni.
Në ekranin Aplik. të tjera, zgjidhni Përdit. aplik.. Zgjidhni manualin elektronik nga lista. Manuali elektronik fillon
përditësimin në versionin më të fundit. Sidoqoftë, Përdit. aplik. do të shfaqet në ekran vetëm kur kërkohet përditësimi.

Lidhja me rrjetin

Lidhja e Smart TV me rrjetin jep akses në shërbimet në internet, si Smart Hub, si dhe në përditësimet e softuerëve.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard.

Rrugëzuesi IP me valë ose

modem i cili ka server DHCP

Kablloja LAN (nuk jepet)

Foleja LAN në mur

Masat paraprake për rrjetin me valë

• Ky Smart TV mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g /n. Samsung-u rekomandon përdorimin e IEEE

802.11n. Në të kundërt, kur luani video përmes një lidhjeje rrjeti, videoja mund të mos luajë shtruar.

• Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse rrugëzuesi me

valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u lidhur me rrjetin me valë.

• Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin

me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ose ndërprerje të komunikimit.

• Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem opsional sigurie. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të karaktereve dhe

numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie nevojitet për t'u lidhur me rrjetin
me valë.

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 13

2013-11-14 2:59:40

Advertising
This manual is related to the following products: