Samsung UE40F6400AK User Manual

Page 251

Advertising
background image

Shqip - 11

Shqip

Lidhja në fole të NDËRFAQES SË PËRBASHKËT
(Foleja e kartës së shikimit të televizorit)

Fikni televizorin për të lidhur ose shkëputur kartën CI ose përshtatësin e kartës CI.

Bashkimi i përshtatësit të kartës CI

Bashkojeni përshtatësin siç tregohet anash.

Për të instaluar përshtatësin e kartës CI, hiqni ngjitësen nga
televizori.

Për të lidhur përshtatësin e KARTËS CI, ndiqni këto hapa.

Rekomandojmë lidhjen e përshtatësit përpara instalimit të
bazamentit për mur ose futjen
e "KARTËS CI ose CI+".

1. Futni përshtatësin e KARTËS CI te dy vrimat në produktin 1.

Gjeni dy vrimat në pjesën e pasme të televizorit, përbri folesë

COMMON INTERFACE

.

2. Lidhni përshtatësin e KARTËS Cl me portën

COMMON INTERFACE

në produktin 2.

3. Futni “KARTËN CI ose CI+” .

Rekomandojmë ta futni kartën CI përpara montimit të televizorit në mur. Mund të jetë e vështirë ta
futni pas montimit. Futni kartën pasi të keni lidhur përshtatësin e Kartës CI në televizor. Montimi i
modulit vështirësohet nëse e futni kartën përpara montimit.

Përdorimi i “KARTËS CI ose CI+”

Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet “KARTA CI ose CI+”.

• Nëse nuk futni "KARTËN CI ose CI+", disa kanale do të shfaqin mesazhin

"Sinjal i koduar".

• Informacioni i çiftimit që përmban një numër telefonik, ID-ja “KARTA CI

ose CI+”, ID-ja e Pritësit dhe informacione të tjera do të shfaqen brenda
2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi, kontaktoni ofruesin tuaj të
shërbimit.

• Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve, shfaqet mesazhi

“Përditësimi u krye”, duke treguar se lista e kanaleve tashmë është
përditësuar.

SHËNIM

• Duhet të merrni një “KARTË CI ose CI+” nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.

• Hiqeni “KARTËN CI ose CI+” duke e tërhequr me kujdes me duar, pasi rrëzimi mund ta dëmtojë.

• Futeni “KARTËN CI ose CI+” në drejtimin siç tregohet në kartë.

• Vendndodhja e folesë së NDËRFAQES SË PËRBASHKËT mund të ndryshojë në varësi të modelit.

• “KARTA CI ose CI+” nuk mbështetet në disa vende dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të autorizuar.

• Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.

• Futni “KARTËN CI ose CI+” që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Ekrani do të deformohet ose nuk do të

mund të shihet.

Pjesa e pasme

e televizorit

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 11

2013-11-14 2:59:39

Advertising
This manual is related to the following products: