Licencat – Samsung UE40F6400AK User Manual

Page 264

Advertising
background image

Shqip - 24

Udhëzime

Forma dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak.

Për informacion rreth furnizimit me energji dhe për më shumë informacione rreth konsumit të energjisë, drejtojuni
etiketës së ngjitur te produkti.

Konsumi tipik i energjisë matet sipas IEC 62087 Ed.2

Modaliteti në pritje

Për të ulur konsumin e energjisë hiqeni kordonin elektrik nga priza kur nuk e përdorni televizorin për një kohë të gjatë.

Licencat

Rekomandim - vetëm për BE-në

• Samsung Electronics deklaron se ky televizor LED është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera

përkatëse të Direktivës 1999/5/KE.

• Deklarata zyrtare e konformitetit mund të gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te Support > Search Product

Support dhe futni emrin e modelit.

• Kjo pajisje mund të përdoret vetëm në ambiente të brendshme.

• Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.

Paralajmërim për figurat e palëvizshme

Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët me figura jpeg) ose të elementeve të figurave fikse (si p.sh. logot
e programeve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.), ose programet me panorama ose
imazhe me format 4:3 në ekran. Shfaqja e vazhdueshme e figurave të palëvizshme mund të shkaktojë djegie të figurës
në ekranin LED, të cilat do të ndikojnë në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni rekomandimet më
poshtë:

• Shmangni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.

• Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një

përshtatje sa më të mirë.

• Reduktoni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur shfaqjen e mbetjes së figurës në ekran.

• Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të reduktuar mbetjen e figurës dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi,

drejtojuni manualit elektronik.

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 24

2013-11-14 2:59:45

Advertising
This manual is related to the following products: