Syzet 3d active, Çiftimi i syzeve 3d active – Samsung UE40F6400AK User Manual

Page 255

Advertising
background image

Shqip - 15

Shqip

Njohuritë bazë për 3D

Kjo veçori disponohet vetëm në modele 40 inç e lart.

Veçoritë

Syzet SSG-5100GB 3D të Samsung-ut ju mundësojnë
që të shihni pamje 3D në televizorin tuaj 3D. Syzet 3D
Samsung komunikojnë me televizorët 3D Samsung
nëpërmjet bandës 2,4 GHz të radiofrekuencave.

Syzet Samsung 3D përputhen vetëm me seritë D, E
dhe F të televizorëve 3D Samsung që janë hedhur në
treg në vitin 2011, 2012 dhe 2013. Këto syze 3D nuk
mund të lidhen me pajisje të tjera Bluetooth.

Pjesët

Treguesi LED & Butoni i ndezjes

Diafragma me kristale

të lëngshme

Kapaku i baterisë

Për detaje mbi mënyrën e vendosjes së pllakëzave
mbajtëse te syzet dhe mbi mënyrën e çiftimit të syzeve
me televizorin, drejtojuni manualit të veçantë të syzeve 3D.

Ndërrimi i baterisë

Nëse llamba e kuqe pulson vazhdimisht çdo dy sekonda,
ndërrojeni baterinë me një të re.

Futni polin "+" të baterisë në anën e shënuar me "+"
në folenë e baterive.

Për të kontrolluar kapacitetin e mbetur të baterisë,
drejtojuni seksionit të çiftimit në manual.

Tërhiqni kapakun e

baterisë për poshtë

Hapni kapakun e

baterisë

Hiqni baterinë

Ndërroni baterinë

Shtyni kapakun e

baterisë për poshtë

Mbyllni kapakun e

baterisë

Çiftimi i syzeve 3D Active

Çfarë është çiftimi? Çiftimi është procesi i lidhjes së
syzeve 3D me televizorin 3D në mënyrë që pajisjet të
shkëmbejnë të dhëna.

Sigurohuni që televizori Samsung dhe syzet 3D të
mos jenë më larg se 19,5 inç (50 cm) larg njëri-tjetrit
gjatë procesit të çiftimit.

Ndezja e syzeve
Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e
gjelbër ndizet për 3 sekonda. (Përpara përdorimit të
syzeve 3D, sigurohuni që në televizor të jetë aktivizuar
3D.)

Fikja e syzeve
Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e
kuqe ndizet për 3 sekonda.

Kryerja e procesit të çiftimit
Shtypni butonin e ndezjes së televizorit dhe lëreni të
ndizet plotësisht. Shtypni dhe mbani butonin Power
te syzet. Llamba e gjelbër dhe ajo e kuqe pulsojnë me
alternim për 2 sekonda.

Rrezja e funksionimit

2~6m

50cm

Distanca e rekomanduar e çiftimit

Distanca e rekomanduar e shikimit

Distanca e rekomanduar e shikimit

2~6 m (6,5 deri në 19,5 fut)

Distanca e rekomanduar e çiftimit

50 cm ose më pak (19,5 inç)

Pasi kryhet çiftimi me syzet 3D, kapaciteti i mbetur i
baterisë shfaqet në ekranin e televizorit. (Kjo veçori
vlen vetëm për televizorët Samsung 3D të serisë F
dhe për syzet 3D që disponohen që prej vitit 2013.)

Nëse vazhdoni të provoni kryerjen e çiftimit të syzeve
me televizorin, niveli i baterisë do të bjerë ndjeshëm.
Sidoqoftë, niveli i baterisë do të rikuperohet deri në
një farë mase brenda rreth një minute.

Syzet 3D Active

[UE6400-XH]BN68-04778D-05L16.indb 15

2013-11-14 2:59:42

Advertising
This manual is related to the following products: