Shqip – Ivoclar Vivadent OptraGate User Manual

Page 36

Advertising
background image

Përshkrimi
OptraGate

®

është një mjet ndihmës për përdorim klinik, i cili lejon qasjen me

lehtësi te fusha e punës.
Siguron tërheqje të buzëve dhe faqeve gjatë trajtimit dentar, i ofron dentistit
pamje dhe qasje më të mirë në gojë dhe lehtëson kontrollin e lagështisë në
zgavrën e gojës. Falë përkulshmërisë dhe elasticitetit në tri përmasa, pajisja
garanton rehati të pacientit dhe ndihmon për ta mbajtur gojën e pacientit të
hapur. OptraGate disponohet në masat Regular (e rregullt) dhe Small
(e vogël), si dhe Junior për fëmijë të moshave 5 deri në 10 vjeç.

Përbërja
Elastomer termoplastik (SEBS) dhe polipropilen.
OptraGate nuk përmban lateks.

Indikimi
E përshtatshme për t'u përdorur në procedurat dentare diagnostike,
parandaluese dhe terapeutike (në veçanti, në procedurat restauruese,
përgatitjen e zgavrës, pastrimin profesional të dhëmbëve, procedurat
diagnostike, terapinë periodontale, zbardhjen e dhëmbëve, marrjen e masës).

Kundërindikimet
Përdorimi i OptraGate kundërindikohet
– në procedurat e kirurgjisë së gojës dhe ato implantologjike;
– në qoftë se dihet që pacienti është alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve

të OptraGate.

Përshkrimi i procedurës
Materiali elastik i OptraGate tendoset me anë të dy unazave. Unaza më e
trashë e pajisjes vendoset në zonën e palës gingivo-bukale, ndërsa unaza më
e hollë, që përmban dy gjuhëza, mbetet jashtë gojës. Kësisoj, komponenti
elastik midis dy unazave i mbështjell buzët e pacientit dhe ofron tërheqje për
shkak të forcës elastike të unazave (shihni Figurën 1).

Fig 1: OptraGate në pozicion, me gjuhëzat e kthyera nga poshtë. Ajo nuk ndikon
në mbylljen e dhëmbëve të pacientit.

1. Përzgjidhni një OptraGate të madhësisë së duhur. Masa (R për e rregullt,

S për e vogël ose J për Junior) është e printuar në paketë, si dhe në
gjuhëzën e majtë të OptraGate. Për të siguruar funksionim optimal,
rekomandojmë që të përdorni masën më të madhe që mund të futet në
gojën e pacientit.

2. OptraGate mund të futet ose nga pozicioni i orës 12 me pacientin të

shtrirë, ose nga pozicioni i orës 8 me pacientin të ulur drejt (ose, i orës 4,
në qoftë se mjeku është mëngjarash).

3. Për ta bërë më të lehtë vendosjen, operatori duhet të sigurohet që

gjuhëzat të jenë të drejtuara nga poshtë dhe pastaj ta kapë unazën më të
trashë, brenda-gojore, duke i futur gishtat nëpërmjet unazës më të hollë,
jashtë-gojore. Unaza e brendshme duhet të mbahet midis gishtit të madh
dhe gishtit të mesit dhe të shtypet lehtë nga jashtë brenda (shihni
Figurën 2).

Fig 2: Mbajtja e duhur e unazës brenda-gojore me gishtin e madh dhe gishtin e
mesit. Unaza brenda-gojore do të ngjeshet pak gjatë këtij procesi.

4. Pastaj unaza brenda-gojore, e ngjeshur lehtë, futet në korridorin gojor

nga njëra anë, në mënyrë që komponenti elastik të mbështillet rreth
këndit të gojës, ndërsa unaza e jashtme të mbetet ende jashtë gojës
(shihni Figurën 3).

Fig 3: Unaza më e trashë, brenda-gojore, vendoset midis dhëmbëve dhe këndit të gojës.

5. Sapo OptraGate të zërë vend mirë në njërën anë, futni anën tjetër në të

njëjtën mënyrë, duke e përkulur atë lehtë (shihni Figurën 4).

Fig 4: Unaza brenda-gojore vendoset midis dy këndeve të gojës.

6. Në vijim, unaza brenda-gojore vendoset prapa buzës së poshtme dhe të

sipërme dhe kështu OptraGate merr pozicionin e vet të qëndrueshëm,
përfundimtar (shihni Figurën 5). Unaza brenda-gojore mund të futet më
me lehtësi, në qoftë se pacienti e mban gojën të relaksuar.

Shqip

Advertising
This manual is related to the following products: