Imetec PROFESSIONAL SERIE VM 1000 User Manual

Page 26

Advertising
background image

1. Pasi të keni hequr amballazhimin, sigurohuni që pajisja të paraqitet e plotë, pa dëme të dukshme të cilat mund të jenë shkaktuar

nga transporti. Në rast dyshimi, mos e përdorni pajisjen dhe drejtohuni në Qëndrat e Asistencës Teknike të autorizuara nga IMETEC.

2. Para se të lidhni pajisjen me rrjetin elektrik, verifikoni që të dhënat në targë te perputhen me ato të rrjetit të furnizimit me energji

elektrike. Targa është në fund të aparaturës.

3. Mos përdoni adoptues, dopiopriza dhe/ose zgjates. Në rast se priza dhe spina e pajisjes nuk janë kompatibël, zëvendësoni

prizën me një tjetër tip të përshtatshëm nga persona profesionalisht te kualifikuara.

4. Kjo pajisje duhet të jetë e destinuar vetëm për përdorimin për të cilin është saktësisht e projektuar, pra si makinë ajër-thithëse

për përdorim shtëpiak. Çdo lloj përdorimi tjetër duhet të konsiderohet si i papërshtatshëm dhe, si rrjedhojë, i rrezikshëm.
Prodhuesi nuk mund të konsiderohet i përgjegjshëm për dëme eventuale që rrjedhin nga përdorimi jo i rregullt dhe i gabuar.

5. Përdorimi i çfarëdolloj aparature elektrike është i lidhur me zbatimin e disa rregullave thelbësore. Në mënyrë të veçantë:

- mos e prekni kurrë pajisjen me duar apo këmbë të lagura apo me lagështirë;
- mos e tërhiqni kavon e ushqimit ose vetë pajisjen për të hequr spinën nga priza e korrentit;
- mos e lini pajisjen të ekspozuar ndaj agjentëve atmosferikë (shiu, dielli, etj);
- mos lejoni që pajisja të përdoret nga fëmijët apo persona të pa-aftë pa qënë të mbikqyrur.
- stakoni gjithmonë pajisjen nga ushqimi në rast se lihet e pa ruajtur.
- Pajisja nuk duhet të vihet në funksionim nëpërmjet ndonjë timer të jashtëm apo të ndonjë sistemi të veçantë komandimi në

distancë apo të ngjashëm me të.

6. KUJDES!

Pasi të keni ngjitur qeset mos prekni shulin ngjitës j me gishta sepse arrin gjithmonë një temperaturë të lartë. Në rast
ngjitjeje me kohë tepër të gjatë, dhe në çdo moment që shuli ngjitës prezanton mbeturina plastike, lëreni shulin ngjitës
j të ftohet më pas hiqni nga shuli mbeturinat plastike duke përdorur vegla jo të mprehta.

7. Përpara se të kryhet çfarëdolloj operacioni pastrimi apo mirëmbajtjeje duhet stakuar pajisja nga rrjeti ushqyes elektrik, duke

hequr prizën.

8. Në rast difekti dhe/ose funksionimi jo të rregullt të pajisjes, kjo e fundit duhet shuajtur dhe nuk duhet hapur. Për një riparim

eventual drejtohuni në Qëndrat e Asistencës Teknike të autorizuara nga IMETEC.

9. Kavoja e ushqimit të kësaj pajisjeje nuk duhet të zëvendësohet nga përdoruesi. Në rast dëmtimi të kavos, ose për zëvendësimin

e saj, drejtohuni në Qëndrat e Asistencës Teknike të autorizuara nga IMETEC.

10. Në rast se vendosni të mos e përdorni më një pajisje të këtij lloji, rekomandohet që të bëhet e papërdorueshme duke prerë kavon

e ushqimit, pasi të keni hequr spinën nga priza e korentit. Rekomandohet gjithashtu që të bëhen të padëmshme ato pjesë të
pajisjes të cilat lehtësisht mund të përbëjnë rrezik, veçanërisht për fëmijët të cilët mund të përdorin këtë pajisje tashmë jashtë
përdorimit për lodrat e tyre.

11. Kjo pajisje nuk është e destinuar për përdorim nga ana e fëmijëve apo personave me kapacitet të kufizuar fizik, sensorial apo

mendor dhe në çdo rast nuk mund të përdoret në mungesë të një njohjeje dhe eksperience specifike, pa mbikqyrje ose
instruksionet e përdorimit të dhëna nga një person i përgjegjshëm.

12. Pajisja nuk mund të përdoret si lojë fëmijësh

24

K U J D E S

K E S H I L L A T E P E R G J I T H E S H M E

UDHEZIME DHE KESHILLA PER NJE PERDORIM TE
RREGULLT DHE TE SIGURTE

INSTRUKSIONE TE RENDESISHME
TE RUHEN PER PERDORIM NE
TE ARDHMEN

ATO JAPIN KESHILLA TE RENDESISHME PERSA I
PERKET FUNKSIONIMIT DHE SIGURISE NE INSTALIM,
NE PERDORIM DHE NE MIREMBAJTJEN E PAJISJES.

IMETEC ju falenderon që keni zgjedhur një prodhim të saj. Jemi të sigurt që do të vlerësoni cilësinë, sigurinë dhe rrespektin për
përdoruesin me të cilin e kemi projektuar dhe prodhuar.

Advertising