Shqip – Ivoclar Vivadent Fluor Protector User Manual

Page 32

Advertising
background image

Përshkrimi:
Fluor Protector është një llak mbrojtës për desensibilizim të
dhëmbëve dhe parandalim kariesi. Përmban fluorur.

Përbërja:
1 g Fluor Protector përmban:
Bis {4 - [2- (difluorhidroksisilil) etil] – 2 –metoksiciklohekzil}
[N,N- (trimetilhekzan – 1,6 – diil)dikarbamat] (9 mg)
(fluorsilan).
Kjo përkon me 1 mg fluorur.
Lëndë ndihmëse: Etilacetat, izopentil proprionat, llak formues
poliureje

Indikimi:
– Trajtim i qafave të dhëmbëve të mbindjeshëm
– Përmirësim i rezistencës së smaltit
– Parandalim afatgjatë i kariesit

Kundërindikimi:
Materiali nuk duhet përdorur në pacientë që njihen si
alergjikë ndaj ndonjërit prej përbërësve në Fluor Protector.

Efekte anësore:
Në rast se Fluor Protector bie në kontakt me mishin e
dhëmbëve, pacienti mund të ndiejë një djegie të lehtë. Nuk
përjashtohen reaksione hipersensibiliteti (reaksione alergjike)
në raste të veçanta. Me aq sa dihet sot, grimcat e llakut janë
të padëmshme në qoftë se gëlltiten.

Aplikimi:
Fluor Protector aplikohet profesionalisht nga dentistë,
higjienistë dentarë ose ndihmës-dentistë të kualifikuar për
trajtim profilaktik dhe mund të përdoret në pacientë të të
gjitha grup-moshave. Në përgjithësi, Fluor Protector
aplikohet çdo gjashtë muaj. Fluor Protector mund të
aplikohet edhe në intervale më të shkurtra, në kuadrin e një
trajtimi intensiv.
Ampula: Përmbajtja mjafton për 2–3 komplete dhëmbësh.
VivAmpoule: Përmbajtja mjafton për 1 komplet dhëmbësh.

Procedura hap pas hapi:
1. Pastroni mirë sipërfaqet e dhëmbëve.

Shqip

2. Krijoni fushë pune të thatë me shuke pambuku dhe

tharëse me ajër.

3. Hapeni VivAmpoule me veglën ndihmëse që e shoqëron

ose vendoseni ampulën në bazën plastike dhe hapeni me
thyesin e përfshirë.

4. Aplikoni një shtresë të hollë Fluor Protector duke përdorur

një aplikator për një përdorim të vetëm, p.sh. Vivabrush
ose një furçë. Përdorni fill ndërdhëmbor për ta aplikuar
materialin në zona proksimale.

5. Shpërndajeni llakun me trashësi të njëjtë dhe thajeni, nëse

është e nevojshme, me tharëse me ajër.

6. Hiqni shuket e pambukut pas 1 minute.
7. Mos i kërkoni pacientit që të shpëlajë gojën.

Këshilla për pacientët:
Pas aplikimit të Fluor Protector, pacientët nuk duhet të hanë
as të lajnë dhëmbët për 45 minuta.

Rekomandim:
Pas hapjes së VivAmpoule ose të ampulës, Fluor Protector
duhet të përdoret pa humbur kohë, meqë materiali ka prirje
të avullojë.

Shënim:
Tepër i ndezshëm.
Produkti përmban etil acetat.
Mbajeni larg burimeve ndezëse.

– Hiqeni menjëherë llakun e derdhur, për të

parandaluar njollat.

Llaku nuk duhet të bjerë në kontakt me ujin ose me
solucione pastruese ujore. Deri në 12 orë pas derdhjes,
mund të përdorni aceton ose etil acetat për ta hequr
llakun.
Shënim: Më parë kontrolloni sipërfaqet e pajisjeve për
t'u siguruar që janë rezistente ndaj solventit. Pas
periudhash më të gjata, llaku i derdhur mund të hiqet
vetëm me mjete mekanike.

Ruajtja:
– Ruajeni Fluor Protector në 2–28 °C.
– Koha e ruajtjes: shihni datën e skadimit (në qoftë se

ambalazhi origjinal nuk është prekur).

– Mos e përdorni materialin pas datës së treguar të skadimit.

Advertising