Shqip – Ivoclar Vivadent ExciTE F User Manual

Page 36

Advertising
background image

Përbërja
ExciTE F përmban akrilat të acidit fosfonik, HEMA, dimetakrilat, dyoksid silici
me dispersion të lartë, nisës, stabilizues dhe fluorur kaliumi në tretësirë
alkooli.

Indikacionet

Adeziv për restaurime të drejtpërdrejta me material kompozit dhe
kompomerë të fotopolimerizueshme dhe me polimerizim dual

– Adeziv për restaurime të tërthorta me qeramikë dhe material kompozit

(kapsula dentare të brendshme dhe të jashtme, veshje; dhe vetëm
polimerizim)

Kundërindikimet

Mos e përdorni ExciTE F në qoftë se dihet se një pacient është alergjik
ndaj ndonjërit prej përbërësve të materialit ose në qoftë se teknika e
nevojshme e punës nuk mund të përdoret.

– ExciTE F nuk duhet të përdoret në kombinim me materiale kompozite

thjesht vetë-polimerizuese. Materialet me polimerizim dual gjithnjë duhet
të aktivizohen me dritë.

– Mos e përdorni ExciTE F për mbulim të drejtpërdrejtë të pulpës.

Efektet anësore
Në raste të rralla, përbërësit e ExciTE F mund të shkaktojnë mbindjeshmim.
Në këto raste, produkti nuk duhet përdorur.

Ndikime të ndërsjellta
Lëndët që përmbajnë eugenol ose vaj karafili mund të pengojnë polimerizimin
e ExciTE F.

Aplikimi
Restaurime të drejtpërdrejta
1. Duhet siguruar një fushë e thatë operatore. Idealisht, duhet të vendoset

një ndarëse gome (p.sh. OptraDam

®

Plus).

2. Në zgavra shumë të thella, zonat afër pulpës duhet të mvishen, veçmas,

me një mbrojtës me hidroksid kalciumi (p.sh. ApexCal

®

) dhe pastaj të

mbulohen me cement rezistent ndaj trysnisë (cement qelqi jonomerik,
p.sh. Vivaglass

®

Liner).

3. Aplikoni një xhel me bazë acidi fosforik (p.sh. Total Etch) mbi smaltin e

përgatitur, pastaj derdheni ashpërsuesin në dentinën e përgatitur.
Ashpërsuesi duhet lënë të reagojë me smaltin për 15–30 sekonda dhe me
dentinën për 10–15 sekonda. Pas kësaj, largojeni krejt xhelin ashpërsues
me rrymë të fortë uji për së paku 5 sekonda. Largoni lagështinë e tepërt,
në mënyrë që sipërfaqja e dentinës të marrë një pamje të lagur të
ndritshme (lidhje e lagur). Kjo mund të kryhet me pistoletë ajri, me furçë
të thatë, me shuk polistireni ose absorbentë të tjerë që nuk lëshojnë fije.
Mos e thani dentinën më shumë se ç’duhet!

4. Përdorimi i formave të ndryshme të aplikimit

ExciTE F disponohet në shishe dhe në tubetet njëdozëshe VivaPen

®

dhe

Soft Touch™.
Forma e aplikimit VivaPen
– Hiqeni kapakun e VivaPen duke e rrotulluar derisa të kalojë pikën e

rezistencës dhe njëkohësisht duke e tërhequr.

– Shkëputeni kanulën-furçë VivaPen. Kanula-furçë mund

të rrotullohet deri në rreth 270 gradë në pozicionin e
dëshiruar.
Vini re: Mos e rrotulloni kanulën përtej pikës së
rezistencës; përndryshe do të shkëputet!

– Aktivizoni mekanizmin klikues disa herë, për ta mbushur kanulën-furçë

VivaPen me ExciTE F. Kur kanula-furçë të jetë mbushur, do të duket
ngjyra e verdhë e ExciTE F.

Tubeti njëdozësh Soft Touch me furçë aplikuese të paramontuar
Për ta përgatitur tubetin njëdozësh Soft Touch për përdorim, aktivizojeni
si më poshtë:
– Vendoseni tubetin njëdozësh mbi një sipërfaqe të fortë.
– Shtyjeni furçën aplikuese në tubet derisa të dalloni se është kapërcyer

rezistenca.

5. Mbulojeni smaltin dhe dentinën me një sasi të bollshme ExciTE F dhe

trazojeni adezivin mbi sipërfaqet e përgatitura për së paku 10 sekonda.
Sigurohuni që të gjitha muret e zgavrës janë mbuluar mirë.

6. Shpërndajeni ExciTE F në formë të një shtrese të hollë me një rrymë të

lehtë ajri dhe pastaj largoni tepricat. Shmangni pellgëzimin e materialit.
Një pamje uniforme, e ndritshme tregon se sipërfaqja e dhëmbit është
mbuluar krejt.

7. Fotopolimerizojeni ExciTE F për 10 sekonda me një intensitet drite prej

më shumë se 500 mW/cm

2

(p.sh. me Bluephase

®

në regjimin LOP).

8. Aplikoni materialin restaurues (p.sh. Tetric EvoFlow

®

ose

Tetric EvoCeram

®

) sipas udhëzimeve të fabrikantit.

9. VivaPen: Hidheni tutje kanulën-furçë VivaPen pasi ta dezinfektoni

VivaPen-in me pecetë dezinfektuese dhe zëvendësojeni me kapakun
origjinal. Kanulën-furçë VivaPen do ta largoni duke e rrotulluar derisa të
kalojë pikën e rezistencës dhe njëkohësisht duke e tërhequr. Për çdo
aplikim, duhet montuar një kanulë-furçë e re VivaPen.

Restaurimet e tërthorta
1. Përgatitni sipërfaqet e restaurimit me kompozit ose qeramikë, sipas

udhëzimeve të fabrikantit.

2. Përgatitni sipërfaqet e dhëmbit sipas procedurës së indikuar për

restaurime të drejtpërdrejta, hapat 1–7.
Shënim i rëndësishëm: Shmangni pellgëzimin, meqë ky mund të mos
lejojë që restaurimi përfundimtar të zërë vend si duhet.

3. Pas kësaj, vendoseni restaurimin në pozicion duke përdorur një material

stukues fotopolimerizues ose me polimerizim dual (p.sh. Variolink

®

II) dhe

fotopolimerizoni sipas udhëzimeve të fabrikantit.

Shënim
– Pas çdo përdorimi, VivaPen-i duhet të dezinfektohet me peceta dezinfek-

tuese, për arsye higjienike. Veç kësaj, VivaPen-in mund ta mbroni ndaj
ndotjeve duke e futur në këllëfin VivaPen.

– Mos përdorni dezinfektantë oksidues.
– Mos e zhytni VivaPen-in në tretësira dezinfektuese.
– Mos përdorni lloje të tjera kanulash-furçë.
– Indikatori i nivelit të mbushjes në VivaPen tregon sa adeziv ka mbetur:

Në qoftë se indikatori i bardhë nuk duket më, VivaPen është zbrazur.

Advertising