Shqip – Ivoclar Vivadent Tetric EvoCeram Bulk Fill User Manual

Page 35

Advertising
background image

Përshkrimi
Tetric EvoCeram

®

Bulk Fill është një material kompozit nanohibrid fotopoli-

merizues ultramodern për restaurime të drejtpërdrejta të dhëmbëve të pasmë.
Tetric EvoCeram Bulk Fill forcohet me dritë në intervalin e gjatësisë së valës
400–500 nm (dritë e kaltër) dhe mund të aplikohet në shtresa prej deri në 4 mm.

Nuancat
Tetric EvoCeram Bulk Fill disponohet në 3 nuancat e mëposhtme:

Nuanca universale: IVA, IVB, IVW

Përbërja
Matrica monomerike përbëhet nga dimetakrilate (20–21% e peshës). Mbushësit
përmbajnë qelq bariumi, trifluorid iterbiumi, oksid të përzier dhe prepolimer
(79–81% të peshës). Përbërës të tjerë: aditivë, katalizatorë, stabilizues dhe
pigmente (<1.0% e peshës). Në tërësi, mbushësit inorganikë përfaqësojnë
76–77% të peshës ose 53–54% të volumit. Përmasat e grimcave të mbushësve
inorganikë variojnë nga 40 nm në 3000 nm, me diametër mesatar të grimcës
550 nm.

Indikacionet

Restaurime të dhëmbëve të qumështit

Restaurime në zonën e pasme (Kategoritë I dhe II)

Restaurime të Kategorisë V (karies cervikal, gërryerje e rrënjës, defekte në
formë pyke)

Mbushje rikonstruktive

Mbyllje e të çarave të mëdha në dhëmballë dhe paradhëmballë

Kundërindikimet
Restaurimi me Tetric EvoCeram Bulk Fill kundërindikohet:

nëse nuk mund të sigurohet një fushë pune e thatë ose nuk mund të
zbatohet teknika e kërkuar për aplikim;

nëse dihet se pacienti është alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të
Tetric EvoCeram Bulk Fill.

Efektet anësore
Në raste të veçanta, përbërësit e Tetric EvoCeram Bulk Fill mund të shkaktojnë
mbindjeshmëri. Në raste të tilla, Tetric EvoCeram Bulk Fill nuk duhet përdorur.
Për të shmangur irritimin e mundshëm të pulpës, zonat afër saj duhen t'i ruani
me anë të një mbrojtësi të përshtatshëm për pulpën/dentinën (zonat në afërsi
të pulpës lyejini sipas nevojës me një preparat të bazuar në hidroksid
kalciumi dhe mbulojini me një veshje të përshtatshme për zgavra).

Ndërveprimet
Materialet që përmbajnë lëndë fenolike, p.sh. eugenol/vaj karafili, e frenojnë
polimerizimin e materialeve të bazuara në metakrilate. Për pasojë, aplikimi i
materialeve të tilla së bashku me Tetric EvoCeram Bulk Fill duhet shmangur.
Mund të ndodhë çngjyrosje në kombinim me losione gojëshpëlarëse kationike,
agjentë ngjyrues të gurëzave (pllakës) dhe klorheksidinë.

Aplikimi
1. Përcaktimi i nuancës
Lani dhëmbët para se të përcaktoni nuancën. Nuanca duhet përzgjedhur me
dhëmbin ende të njomë.

2. Izolimi
Kërkohet izolim i përshtatshëm, mundësisht me një ndarëse gome (p.sh.
OptraDam

®

Plus).

3. Përgatitja e zgavrës
Zgavra përgatitet në pajtim me kërkesat e teknikës adezive, d.m.th. duke e
mbrojtur strukturën e dhëmbit. Mos përgatitni buzë të brendshme të mprehta
ose thellime të mëtejshme në zona pa karies. Përmasat e zgavrës përgjithësisht
përcaktohen nga shtrirja e kariesit ose madhësia e restaurimit të mëparshëm.
Pjerrëzoni buzët e smaltit në zonën e përparme. Për zonën e pasme,
rrumbullakoni vetëm buzët e ashpra të smaltit (me freza diamanti, 25–40 µm).
Defektet cervikale të pashoqëruara me karies nuk përgatiten, por vetëm
pastrohen me shpan ose pasta të tjera pastruese të përshtatshme, me ndihmën
e kupave prej gome ose furçave rrotulluese. Në vijim, pastrojeni zgavrën me
spërkatje uji dhe thajeni me ajër pa përmbajtje uji dhe vaji.

4. Mbrojtja e pulpës / Baza
Kur përdorni një agjent lidhës smalt/dentinë, mos aplikoni material bazë. Vetëm
mbuloni zona shumë të thella afër pulpës me një material që përmban hidroksid
kalciumi (p.sh. ApexCal

®

) dhe më pas përdorni cement rezistues ndaj trysnisë

(p.sh. një cement qelqi jonomerik, të tillë si Vivaglass

®

Liner). Mos mbuloni

mure të tjera të zgavrës, meqë ato mund të përdoren për të ndihmuar lidhjen
me një adeziv smalti/dentine.

5. Matrica / Pyka ndërdhëmbore
Përdorni një matricë mbështjellëse për zgavra që prekin zonën proksimale ose
një matricë seksionale dhe pykojeni.

6. Kushtëzimi / Aplikimi i agjentit lidhës
Kushtëzoni dhe aplikoni agjentin lidhës sipas Udhëzimeve të Përdorimit të
produktit që po përdorni. Ne rekomandojmë të përdorni Syntac

®

(me ngjitje

me acid fosforik), ose ExciTE

®

F (me ngjitje me acid fosforik), ose adezivin

vetëngjitës AdheSE

®

.

7. Aplikimi i Tetric EvoCeram Bulk Fill

Për rezultat optimal, aplikojeni Tetric EvoCeram Bulk Fill në shtresa jo më të
trasha se 4 mm dhe përshtateni me një instrument të përshtatshëm
(p.sh. OptraSculpt

®

). Përdorni një instrument të posaçëm pikash kontakti

(p.sh. OptraContact të bigëzuar) për zgavra të mëdha, ku kontaktet janë të
vështira për t’u krijuar.

– Duke siguruar ekspozim të mjaftueshëm ndaj dritës forcuese, do të paranda-

loni polimerizimin e paplotë. Për rekomandimet në lidhje me kohën e ekspozi-
mit (Exposure Time) dhe intensitetin e dritës (Light Intensity), shihni Tabelën 1.

Kur përdorni matricë metalike, kryeni, pasi ta keni hequr matricën, një poli-
merizim të mëtejshëm nga ana e gojës ose e gjuhës/qiellzës, në qoftë se
nuk keni përdorur dritë polimerizuese Bluephase, ose në qoftë se sonda e
dritës nuk mund të pozicionohet në mënyrë ideale, p.sh. kur mbetet larg
kompozitës ose në një kënd shpërndarës divergjent.

Në shumë raste, sot përdoret një kompozit i rrjedhshëm si shtresë fillestare
për të krijuar një dysheme të sheshtë të zgavrës dhe për të lehtësuar
përshtatjen e materialit restaurues që do të aplikohet më pas. Mund të
përdoret një material kompozit i rrjedhshëm (p.sh. Tetric EvoFlow

®

) si

shtresë nistore e hollë. Kjo shtresë fakultative duhet të forcohet veçan
(lutemi referojuni Udhëzimeve përkatëse të Përdorimit).

Shqip

Advertising
This manual is related to the following products: