Udhëzimet mbi sigurinë, Paralajmërim – LG 37LS570S User Manual

Page 379

Advertising
background image

4

SQ

SHQIP

UDHËZIMET MBI SIGURINË

UDHËZIMET MBI SIGURINË

Ju lutemi, lexojini me kujdes masat paraprake për sigurinë, para se të përdorni produktin.

PARALAJMËRIM



y Mos e vendosni TV-në dhe telekomandën në mjediset si më poshtë:



- Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit



- Në një vend me shumë lagështirë, si p.sh. në banjë



- Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të tjera që

prodhojnë nxehtësi



- Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të ekspozohen lehtësisht

ndaj avullit ose vajit



- Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës



- Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike, keqfunksionim ose
deformim të produktit.



y Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit.

Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.



y Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për përdorim.



y Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e spinës janë të

lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën plotësisht ose largoni pluhurin.
Ju mund të pësoni elektroshok për shkak të lagështisë së tepërt.



y Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të tokëzuar.

(Përveç

pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.)

Mund të pësoni elektroshok ose të lëndoheni.



y Fiksoni plotësisht kabllon elektrike.

Nëse kablloja elektrike nuk është fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë zjarr.



y Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte të nxehta si p.sh.

me një ngrohës.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.



y Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot elektrike.

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.



y Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të jashtme të

ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të japë goditje
elektrike.



y Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-në duke e varur

kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike.

Advertising
This manual is related to the following products: