Română – Ivoclar Vivadent IPS Empress Direct Color User Manual

Page 37

Advertising
background image

A) Karakterizimi i mbushjeve
1. Kompoziti (p.sh. IPS Empress Direct, Tetric EvoCeram) aplikohet sipas

udhëzimeve të prodhuesit.

2. Nëse IPS Empress Direct Color përdoret për zona të mëdha, ai mund të

aplikohet gjatë ndërtimit të restaurimit dhe më pas mbulohet me materialin
restaurues. Për të simuluar plasaritjet e smaltit dhe fisurat e çngjyrosura, hapet
një kanal në vendin e duhur në shtresën e fundit të kompozitit (shtresën e
“smaltit”). Kanali më pas mbushet me IPS Empress Direct Color duke përdorur
ose majën e shiringës, ose një instrument tjetër të përshtatshëm. Materiali i
kompozitit përdoret për ta mbuluar kanalin duke filluar nga anët. Si rezultat,
materiali i karakterizimit vendoset brenda shtresës së fundit të kompozitit dhe
si rrjedhojë mbrohet nga konsumimi.

Në të kundërt, IPS Empress Direct Color aplikohet pas mbushjes:
“Modeli i karakterizimit” gërryhet në materialin mbushës. Më pas, modeli
acidifikohet me 37% xhel acidi fosforik (p.sh. Total Etch) për 15 sekonda. Xheli më
pas shpëlahet me ujë dhe modeli thahet me ajër pa vaj dhe lagështirë. Për të
krijuar një lidhje të fortë me restaurimin e polimerizuar, sipërfaqet e pastra duhet
të vishen me Heliobond. Më pas, IPS Empress Direct Color aplikohet me furçë ose
një instrument tjetër të përshtatshëm dhe polimerizohet sipas kohës së
ekspozimit dhe intensitetit të dritës që përcaktohet në tabelën 1. Trashësia
maksimale e shtresës është 0,5 mm për të gjitha nuancat, përveç të kaftës.
Trashësia maksimale e të kaftës është 0,1 mm. Në fund, materiali karakterizues
vishet me kompozit (p.sh. IPS Empress Direct, Tetric EvoCeram) dhe
polimerizohet sipas udhëzimeve të prodhuesit.

B) Karakterizimi i restaurimeve me kompozit të fabrikuara në laborator
Në krijimin e mbushjeve inlay dhe onlay, IPS Empress Direct Color përdoret sipas
procedurës së përshkruar për restaurime direkte (seksioni A).

C) Karakterizimi i restaurimeve CAD/CAM të fabrikuara në poltronë
1. Bëni provën dhe më pas rregulloni venirët.
2. Sipërfaqet e venireve qeramike pastrohen dhe bizotohen sipas udhëzimeve të

prodhuesit.

3. Veshja e hollë e Heliobondit aplikohet në sipërfaqet e brendshme të bizotuara

të venireve dhe përhapet me ajër në një shtresë shumë të hollë.

4. Një sasi tepër e vogël me IPS Empress Direct Color aplikohet në një shtresë të

hollë sipas rasteve individuale. Është e rëndësishme të mbani parasysh që
aplikimi i shtresave shumë të trasha të nuancave do të rrezikojnë vendosjen
dhe pamjen e restaurimit. Rregullimet me instrumente rrotulluese si dhe
marrje prove shtesë pas karakterizimit duhet të shmangen, sepse bondi në
materialin e izolimit nuk garantohet më.

5. Heliobond-i dhe materialet njollosëse polimerizohen sipas tabelës 1.
6. Veniret vendosen sipas udhëzimeve të prodhuesit të kompozitit izolues.

Udhëzime speciale
1. Duhet të përdoren vetëm kanjulat e përcaktuara për aplikimin e IPS Empress

Direct Color. Llojet e tjera të kanjulave mund të mos futen mirë në shiringë
dhe mund të jenë të lira gjatë procedurës së aplikimit.

2. IPS Empress Direct Color përdoret më së miri kur ka arritur temperaturën e

ambientit. Në temperatura frigoriferi, përmbajtja e shiringës mund të mos
përhapet lehtësisht.

3. IPS Empress Direct Color nuk duhet të ekspozohet në dritë të fortë gjatë

aplikimit.

4. Për të garantuar efekte nuancash që zgjatin shumë, IPS Empress Direct Color

nuk duhet të aplikohet si shtresë përfundimtare mbi sipërfaqen e restaurimit.
Nëse mundet, ajo duhet të vendoset si shtresë e ndërmjetme ose në kanalet e
gërryera.

5.

Nëse IPS Empress Direct Color aplikohet direkt në gojën e pacientit,
kanjula aplikuese e shiringës duhet të përdoret vetëm për një pacient
për arsye higjienike (parandalimi i infektimit të pacientëve).

6. Për dezinfektimin e shiringave nuk duhet të përdoren dezinfektantë oksidues.

Kujdes
Duhet të shmanget kontakti i IPS Empress Direct Color i papolimerizuar me
lëkurën, mukozën dhe sytë. IPS Empress Direct Color e papolimerizuar mund të
ketë efekt irritues dhe të shkaktojë sensibilizimin e metakrilateve. Dorezat
mjekësore komerciale nuk ofrojnë mbrojtje kundër efektit sensibilizues të
metakrilateve.

Udhëzimet për ruajtjen dhe higjienën
– Temperatura e ruajtjes: 2–28°C.
– IPS Empress Direct Color nuk duhet të përdoret pas datës së treguar

të skadimit.

– Jetëgjatësia e ruajtjes: Shihni datën e skadimit në etiketën ose paketimin

e shiringës.

– Shiringat duhet të izolohen menjëherë pas përdorimit. Ekspozimi ndaj dritës

mund të sjellë polimerizim të parakohshëm.

Mbajeni materialin larg fëmijëve.
Vetëm për përdorim dentar.

Materiali është krijuar vetëm për përdorim dentar. Përpunimi duhet kryer duke ndjekur me
rreptësi Udhëzimet e Përdorimit. Nuk pranohet asnjë përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara
nga mosrespektimi i udhëzimeve ose mosaplikimi në zonën e duhur. Është përgjegjësi e
përdoruesit që ta testojë materialin për përshtatshmëri dhe përdorim për çfarëdo qëllimi tjetër
të paspecifikuar në mënyrë të hapur tek udhëzimet.

Română

Descriere
IPS Empress® Direct Color este un material fotopolimerizabil de caracterizare,
pentru aplicarea unor caracteristici individualizate în cadrul restaurărilor directe
și indirecte cu rășini compozite și pentru fațetele CAD/CAM realizate în cabinet.
În plus, acesta este adecvat pentru mascarea modificărilor cromatice din structura
dintelui. IPS Empress Direct Color se aplică sub sau între straturile de rășină
compozit.

Nuanţe coloristice
IPS Empress Direct Color este disponibil în următoarele nuanțe coloristice:

Advertising