Ivoclar Vivadent IPS Empress Direct User Manual

Page 36

Advertising
background image

4.

Para
Mat

me l

papo

mbin

mbr

Ruaj

Mba

Vetë

Ky ma

ndjek

shkak

përdo

paspe

për at

Des
IPS E

hibri

resta

la lu

alba

Nua
IPS E

de tr
Sunt

Nua

A1, A

Nua

A1, A

Nua

Tran

Com
Mat

mas

prez

øi co

mas

(<1,

este

lesce

part

3000

Indi

Con
Apli

Efec
În ca

pot

cazu

de p

aplic

de p

Inte
Subs

meri

astfe

guræ

ficær

Teh

1. D

Înain

va e

aøez

2. Iz
Este

ex.,
3. P

Prep

zivæ,

ante

tæioa

fecte

piatr

cauc

nare

se va

(p.sh. mbyllja e diastemës, mbyllja e trekëndëshave të zinj interdentalë,
zgjatja e buzës prerëse)

– Fasheta me metodë të drejtpërdrejtë

Kundërindikime
Realizimi i restaurimeve me IPS Empress Direct kundërindikohet
– nëse nuk mund të krijohet një fushë pune e thatë ose nuk mund të

zbatohet teknika e parashikuar e aplikimit

– nëse është e njohur një alergji e pacientit ndaj ndonjë prej përbërësve të

IPS Empress Direct

Efekte anësore
Në raste të rralla, përbërësit e IPS Empress Direct mund të shkaktojnë
mbindjeshmëri. Në të tilla raste, produkti nuk duhet përdorur. Për të
shmangur një irritim të mundshëm të pulpës, zonat afër saj duhen ruajtur me
anë të një mbrojtësi të përshtatshëm për pulpën/dentinën (zonat në afërsi të
pulpës të lyhen sipas nevojës me një preparat me bazë hidroksid kalciumi
dhe të mbulohen me një veshje të përshtatshme).

Ndërveprime
Substancat me përbërje eugenoli/vaji karafili mund të pengojnë polimerizimin
e materialeve kompozite. Si pasojë, duhet shmangur përdorimi i këtyre
materialeve së bashku me IPS Empress Direct. Mund të hasen çngjyrime në
rast shoqërimi me losione kationike për shpëlarje goje, me agjentë zbulues
për pllakën dhe me klorheksidinë.

Aplikimi
1. Përcaktimi i ngjyrës
Të pastrohen dhëmbët para se të përcaktohet ngjyra. Ngjyra e smaltit duhet
përzgjedhur kur dhëmbët janë ende të lagur. Ngjyra e dentinës mund të
përcaktohet duke e vendosur çelësin e ngjyrave qoftë në afërsi të dhëmbit të
përgatitur qoftë ngjitur me zonën cervikale të kaninit.
2. Izolimi
Nevojitet izolim i përshtatshëm, mundësisht me një ndarëse gome (p.sh.
OptraDam

®

Plus).

3. Përgatitja e kavitetit
Kaviteti përgatitet sipas parimeve të teknikës adezive, d.m.th. duke ruajtur
strukturën e dhëmbit. Bisotohen buzët e smaltit në rajonin e përparmë. Në
rajonin posterior, duhen rrumbullakosur vetëm buzët e smaltit që janë të
mprehta (me freza diamanti prej 25-40 µm). Anomalitë cervikale pa karies
nuk përgatiten, vetëm pastrohen me pomiçe ose pastë tjetër pastruese të
përshtatshme, me ndihmën e gomave në formë hinke apo të furçave
rrotulluese. Në rast se dentina është sklerotike, rikushtëzimi sipërfaqësor me
anë të një freze të posaçme do ta përmirësojë lidhjen adezive. Më pas,
kaviteti shpëlahet me ujë për të eliminuar të gjitha mbeturinat. Në fund,
kaviteti thahet me ajër pa përmbajtje uji apo vaji.
4. Mbrojtja e pulpës / Baza
Të mos vendoset bazë në qoftë se po përdoret një agjent lidhës smalt-
dentinë. Vetëm zonat shumë të thella afër pulpës duhet të vishen me një
material me hidroksid kalciumi (p.sh. ApexCal

®

) dhe, më pas, të përdoret

cement rezistues ndaj trysnisë (p.sh. cement qelqi jonomerik si p.sh.
Vivaglass

®

Liner). Të mos mbulohet pjesa e mbetur e mureve të kavitetit, në

mënyrë që të përdoret për përftimin e lidhjes me një adeziv smalt-dentinë.
5.Vendosja e një matrice / pyke interdentale
Përdorni një matricë mbështjellëse për zgavra që prekin zonën proksimale
ose një matricë seksionale dhe pykojeni.
6. Kondicionimi / Aplikimi i agjentit lidhës
Të kondicionohet siç duhet struktura e dhëmbit e të vendoset agjenti lidhës
sipas udhëzimeve të përdorimit të produktit. Këshillojmë të përdoret Syntac

®

ose ExciTE

®

F (pas ashpërsimit me acid fosforik) ose adezivi vetë-ashpërsues

AdheSE

®

ose AdheSE

®

One F.

7. Aplikimi i IPS Empress Direct

Duke qenë që kihen në dispozicion një numër i madh ngjyrash smalti dhe
dentine IPS Empress me kthjelltësi të ndryshme, mund të përdoret me
origjinalitet çdo lloj teknike shtresimi për krijimin e detajeve anatomike
duke krijuar restaurime tepër estetike. Për një rezultat ideal, të aplikohet
IPS Empress Direct në shtresa me trashësi maksimumi 2 mm (ose 1,5 mm
për ngjyrat dentinale) dhe të modelohet materiali me një instrument të
përshtatshëm si p.sh. OptraSculpt

®

/OptraSculpt

®

Pad.

Duke siguruar ekspozim të mjaftueshëm ndaj dritës forcuese, do të
parandaloni polimerizimin e paplotë. Për rekomandimet në lidhje me
kohën e ekspozimit (Exposure Time) dhe intensitetin e dritës (Light
Intensity), shihni Tabelën 1. Gypi emetues i dritës duhet mbajtur sa më
afër sipërfaqes së materialit restaurues që të jetë e mundur.

Nëse përdoret matricë metalike, të kryhet, pas heqjes së matricës, një po-
limerizim i mëtejshëm nga ana bukale ose nga ana linguale/palatinale,
nëse, më parë, nuk është përdorur dritë polimerizuese Bluephase

®

, ose në

qoftë se sonda e dritës nuk mund të pozicionohet në mënyrë ideale (p.sh.
kur mbetet larg materialit ose paraqet rrezatim divergjent).

Në shumë raste, përdoret tashmë një kompozit i rrjedhshëm për shtresën
fillestare në mënyrë që të krijohet një dysheme e zgavrës e njëtrajtshme
si dhe për të thjeshtuar përshtatjen e materialit restaurues që përdoret
më pas. Përdorimi i një kompoziti të rrjedhshëm (si p.sh. Tetric EvoFlow

®

)

si një shtresë fillestare e hollë është opsional. Kjo shtresë duhet të
fotopolimerizohet në një fazë tjetër (të ndiqen udhëzimet përkatëse të
përdorimit).

8. Lëmimi / Kontrolli i okluzionit / Lustrimi
Pas polimerizimit, të hiqet materiali i tepërt me anë lëmuesish të
përshtatshëm ( si p.sh. Astropol

®

F) ose me frezë diamanti të imët. Të hiqen

tepricat proksimale me freza lëmuese diamanti, lëmues me karbid tungsteni,
shirita lëmues ose disqe lëmuese të përkulshme. Të kontrollohet okluzioni
dhe artikulimi dhe të kryhen korrigjimet e duhura me lëmim dhe lustrim për
të parandaluar kontakte të parakohshme ose artikulime të gabuara në
sipërfaqen e restaurimeve. Të përdoren lustrues silikoni (si Astropol

®

P,

Astropol

®

HP, Astrobrush ose OptraPol

®

Next Generation) si dhe disqe

lustruese ose shirita lustrues deri sa të arrihet një shkëlqim i fortë dhe i
qëndrueshëm.

Informacione të mëtejshme
1. Nëse nevojitet, mund të aplikohet material shtesë IPS Empress Direct

drejtpërsëdrejti mbi materialin e polimerizuar. Në qoftë se restaurimi me
IPS Empress Direct është lustruar tashmë, ai duhet ashpërsuar dhe lagur
me Heliobond

®

para se të vendoset aty kjo shtresë e re me IPS Empress

Direct.

2. Gjatë aplikimit, IPS Empress Direct duhet të ketë temperaturën e

ambientit. Temperaturat e ftohta e vështirësojnë nxjerrjen e materialit.

3.

Për një përdorim të vetëm. Nëse IPS Empress Direct vendoset me
Cavifil drejtpërdrejt në gojën e pacientit, Cavifil-i duhet hedhur

Empress Direct_GI Red_WW_627408_REV2 25.09.13 10:59 Seite 36

Advertising